Rama në Durrës: PD-ja nuk mundi të ndalë ndërtimin e pallateve monstra, krenoheshin me to

Publikuar tek: politike, më 19:46 19-06-2015 Rama në Durrës: PD-ja nuk mundi të ndalë ndërtimin e pallateve monstra, krenoheshin me to

Aleanca për Shqipërinë Europiane ka zhvilluar sot në qytetin e Durrësit takimin përmbyllës të fushatës së kandidatit të majtë Vangjush Dako. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se qyteti i Durrësit është mbajtur i bllokuar nga ish-kryeministri Berisha dhe është lënë në harresë të plotë.

“Por kur ne humbëm kohë të artë mundësish, përgjatë të cilës në vend ta çonim Durrësin në drejtimin e duhur, u gjendëm në një shpërthim kanceroz që përfshiu gjithë Shqipërinë. Nuk ndalën dot ndërtimin e pallateve mbi ullishte, pallate monstra si këto në Durrës dhe zhdukjen e pyjeve. Nuk ishte ky halli më i madh. Por halli më i madh ishte se gjithë ky shkarërrim atij sistemi i pëlqente”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama tha se në 18 muaj të bilancit të qeverisjes, njerëzit kanë filluar të përjetojnë ndjesinë e ndryshimeve rrënjësore.

“Nuk ka mirëqënie në shëmti, nuk ka mirëqënie në kaos. Nuk ka mirëqënie aty ku është vrarë bukuria, dëshira për tu ndier bukur”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PDIU: Zgjedhjet në jug të vendit po krijojnë përplasje etnike dhe fetare, shkak ndërhyrja e segmenteve shtetërore greke
APPD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Kandidatët e dyshes Rama-Meta me shkollën e krimit, vegël e oligarkëve »
Article Logic
Execution time: 0.017103910446167
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-ne-durres-pd-ja-nuk-mundi-te-ndale-ndertimin-e-pallateve-monstra-krenoheshin-me-to-14042" }