Rama në Durrës vëzhgon nga afër strukturën e re të Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE-së

Publikuar tek: ekonomi, më 15:09 27-06-2016 Rama në Durrës vëzhgon nga afër strukturën e re të Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE-së

Kryeministri Rama ka qenë sot i pranishëm duke parë nga afër strukturën e re të Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE-s.

“Këto investime kthehen përsëri tek ata që kontribuojnë, tek konsumatorët, me një shërbim më të mirë, që ka ende vend për shumë përmirësim; me heqjen përfundimtare së shpejti të aforfeve dhe garantimin e parimit themelor që të paguash aq sa konsumon. Dhe jo vetëm kaq, sepse politika jonë e re energjitike do vijojë më liberalizimin e tregut e me rritjen e ekonomisë e të rolit të Shqipërisë si aktor i dorës së parë në tregun energjetik rajonal”-është shprehur Rama.

 Sipas kryeministrit Rama, reforma në energji është një nga më të vështirat dhe si çdo reformë e vërtetë, ka shkaktuar jo pak dhimbje, por ky operacion i thellë që guxuam të ndërmarrim në emër të Gjeneratës Tjetër, po fillon të japë rezultate kuptimplota për ekonominë kombëtare. Edhe ekonomia familjare do të shikojë më herët se vonë përfitimet reale të kësaj përpjekjeje të madhe modernizuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032104969024658
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-ne-durres-vezhgon-nga-afer-strukturen-e-re-te-kujdesit-ndaj-klientit-te-oshee-s-44728" }