Rama në Forumin Ekonomik të Singaporit: Barrierat gjeorgrafike nuk janë më një justifikim

Publikuar tek: ekonomi, më 13:46 19-01-2017 Rama në Forumin Ekonomik të Singaporit: Barrierat gjeorgrafike nuk janë më një justifikim

Shqipëria dhe Singapori mund ta tejkalojnë distancën si pengesë dhe të shfrytëzojnë avantazhet që ofrojnë ekonomitë e dy vendeve.

Në vitin 2016, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve shënuan rritje të konsiderueshme, por janë ende larg potencialit të tyre.

Gjatë vizitës në Singapor, Kryeministri Edi Rama iu adresua Forumit Ekonomik, ku ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko si dhe një grup sipërmarrësish shqiptarë.

“Ne erdhëm këtu me bindjen që barrierat gjeografike nuk mund të jenë më një justifikim. Nga ana tjetër, me bindjen se nuk ka pasur një moment më të mirë për të investuar në Shqipëri. Gjatë vitit 2016, Shqipëria u rendit e 58-a në botë në indeksin e “Doing Business”, duke pasur kështu një përmirësimin rekord prej 32 vendesh në një vit”, tha Rama, duke shtuar se një model i ri zhvillimi, i orientuar jo nga konsumi, por nga investimet dhe eksporti dhe një axhendë e thellë reformash kanë krijuar një mjedis e favorshëm për investimet.

“Shqipëria është në një proces tranzicioni ekonomik, duke lëvizur nga një model zhvillimi të udhëhequr nga konsumi, në një model të ri, të drejtuar nga investimet dhe eksporti. Në tre vitet e fundit, qeveria jonë ka ndërmarrë një sërë reformash të thella, duke arritur një rritje të qëndrueshme, duke nisur po ashtu procesin e reduktimit të borxhit publik. Në modelin e ri ekonomik që po ndjekim, investimet e huaja janë vendimtare për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, pasi ne synojmë t’i japim fund modelit të rritjes ekonomike të bazuar tek rritja borxhit siç bënë qeveritë kaluara”, u shpreh kryeministri.

Përqendrimi tek burimet e rritjes ekonomike janë, sipas Kryeministrit, edhe “harta e investimeve të huaja të mundshme në Shqipëri”, duke identifikuar fushat e interesit ku mund të shtrihet bashkëpunimi ekonomik.

“Para së gjithash, energjia. Shqipëria është një vend me një potencial shumë të lartë hidroenergjetik, por jo vetëm. Vendi ynë është shumë i pasur me naftë onshore, një vend nga ku po kalon linja e re Trans-adriatike e gazit dhe një vend ku besojmë se më herët sesa vonë, edhe gazi do të jetë një burim i rëndësishëm, sipas disa të dhënave që kemi marrë nga disa eksplorime të bëra onshore në vend. Shqipëria është një vend i pasur në minerale. Ne po shohim shumë investime në këtë sektor. Duke u bazuar në çmimet e reja të kromit, po shikojmë edhe një potencial të madh për investime të mëtejshme. Shqipëria është një vend fantastik përsa i përket asaj që i ofron zhvillimit të turizmit, i cili po zhvillohet shumë vit pas viti. Më lejoni t’ju jap vetëm një të dhënë nga viti i kaluar. Kemi pasur një kërkesë 25 herë më të madhe, sesa ajo që mund t’u ofronim atyre që donin të vinin në vendin tonë, sepse kemi ende shumë nevojë për të investuar në infrastrukturën e hotelerisë. Edhe aty ka një potencial shumë të madh. Kjo edhe për faktin se më shumë se 120 milionë turistë që kishin si destinacion Afrikën veriore po lëvizin, për arsye sigurie, drejt destinacioneve të tjera. Gjithnjë e më shumë Shqipëria po përmendet nga burime të rëndësishme informacioni në mbarë botën si një nga vendet që duhet zbuluar. Bujqësia dhe sektori i agro-përpunimit mund të jenë po ashtu shumë fitimprurës për disa arsye shumë të thjeshta: toka shumë pjellore dhe të përshtatshme, burime të bollshme ujore dhe kushte klimatike optimale, gjë që përbën një potencial të madh për prodhimin. Industria përpunuese është një sektor tjetër ku po shohim shumë zhvillime dhe ku jemi të sigurt se mund të bëhet akoma më shumë në nivele të ndryshme, edhe falë taksimit shumë të ulët të sektorit dhe gjithashtu, falë shumë shtysave strukturore të ofruara nga qeveria”, u shpreh Rama

Kryeministri e konsideroi Singaporin një model frymëzues në rrugën tonë drejt zhvillimit. Dhe e mbyllur fjalën me një apel, se të investosh në Shqipëri është një biznes shumë interesant dhe frytdhënës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071189403533936
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-ne-forumin-ekonomik-te-singaporit-barrierat-gjeorgrafike-nuk-jane-me-nje-justifikim-66008" }