Rama në foto përkrah Donald Trump, vjen reagimi i parë nga PD: Presidenti i SHBA ka patur një merak

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:17 21-09-2017 Rama në foto përkrah Donald Trump, vjen reagimi i parë nga PD: Presidenti i SHBA ka patur një merak

Pas publikimit të fotos së kryeministrit Edi Rama të një fotoje ku shfaqet bashkë me bashkëshorten e tij Linda duke pozuar me çiftin presidencial të SHBA, Donald dhe Melani Trump vjen dhe reagimi ironizues i PD.

Deputeti Edi Paloka shkruan me ironi në facebook se kush e di se ç’ka hequr trump për t’i mbushur mendjen Ramës për të realizuar një foto.

“Kush e di cka hequr Trump ti mbush mendjen Rames qe te dal ne foto me te... Ka patur dhe merakun se mos Rama mbante fjalen dhe prishte marredheniet me SHBA pas fitores se tij”, shkruan Paloka.

Kryeministri ka publikuar dje në profilin e tij në facebook foton zyrtare, ku ai bashkë me bashkëshorten e tij, Linda shfaqet me presidentin amerikan Trump dhe gruan  e tij Melani.

Kjo foto është cilësuar nga Rama si “foto e ditës” dhe vjen në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10027313232422
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-ne-foto-perkrah-donald-trump-vjen-reagimi-i-pare-nga-pd-presidenti-i-shba-ka-patur-nje-merak-93105" }