Rama në Itali, në një konferencë në rajonin e Abruzos, flet për ekonominë shqiptare

Publikuar tek: politike, më 18:33 28-03-2015 Rama në Itali, në një konferencë në rajonin e Abruzos, flet për ekonominë shqiptare Kryeministri Edi Rama ne konference ne Itali

Sikurse newsbomb.al njoftoi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama gjendet në Itali, dhe siç raportojnë stafi i kryeministrit, është në Abruzo për të marrë pjesë në një takim me sipërmarrës të këtij rajoni dhe drejtues të shoqatave tregtare. 

“Ne kemi ndërmarrë një proces reformash strukturore dhe ekonomike, që është edhe angazhimi kryesor i qeverisë. Sigurisht me objektivin prioritar për të integruar vendin tonë në BE pa asnjë dyshim kemi objektiv strategjik rigjallërimin e ekonomisë së vendit dhe të riforcojmë aspektin social të saj. Momentalisht jemi duke diskutuar në Kuvend ligjin e ri për investimet strategjike, ligjin e ri për turizmin, një ligj të ri për partneritetin publik-privat, të cilat duam ti japim një theks të fortë. Po ashtu kemi përcaktuar edhe disa zona të lira ekonomike si dhe një numër privatizimesh të rëndësishme. Kemi një politikë fiskale ngushtësisht të lidhur me objektivin për të tërhequr investitorët” tha Rama.

Kryetari i qarkut Luciano D’Alfonso u shpreh se prania në Abruzo e kryeministrit shqiptar është mundësi unike për të forcuar bashkëpunimin e rigjeneruar ekonominë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Bamin e kërcënuan dy herë me “kapuçonin e zi”
Rama merr me vete Klosin e Dakon. A po i tregon kryeministri mbështetje për kandidim? »
Article Logic
Execution time: 0.023725032806396
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-ne-itali-ne-nje-konference-ne-rajonin-e-abruzos-flet-per-ekonomine-shqiptare-7209" }