Rama në Kamëz: Investoni votën tuaj, do ua kthejmë 100-fish

Publikuar tek: politike, më 16:12 19-06-2015 Rama në Kamëz: Investoni votën tuaj, do ua kthejmë 100-fish

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të kandidatit për kryetar Bashkie në Kamëz, Safet Gjici. “Kush zgjedh Xhelalin zgjedh të shkuarën, kush zgjedh Safetin zgjedh të ardhmen’, ka thënë Rama në këtë takim të shkurtër, ndryshe nga takimet e tjera.

“Është koha që të gjithë ata që kanë të drejtë vote në Kamëz, pjestarë të çdo familjeje, të shkojnë të votojnë, jo thjesht për partinë që ata duan, por për fëmijët e tyre të cilëve u detyrohen një drejtim në rrugën e duhur”, tha Rama.

Kryeministri Rama bëri thirrje për të votuar kandidatin e ASHE-së si dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane.

“Sa më shumë të investoni me votën tuaj, besimin e kandidati dhe aleanca jonë, aq më shumë do të punojmë për tj’ua kthyer 100 fish”, tha kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Si mund të anëtarësohem në LSI? A do ketë kamping LRI-ja sivjet në Jalë?” Ja përgjigjet e Metës
Rama në Kavajë: Nuk ka asnjë mister me emrin e Vinit, rëndësi ka që sot është i nderuar »
Article Logic
Execution time: 0.050863027572632
array(1) { ["section"]=> string(63) "rama-ne-kamez-investoni-voten-tuaj-do-ua-kthejme-100-fish-14024" }