Rama në Kamëz: Kur flet Xhelali për punë dhe dinjitet, hapu dhe të futemi

Publikuar tek: politike, më 16:41 04-06-2015 Rama në Kamëz: Kur flet Xhelali për punë dhe dinjitet, hapu dhe të futemi

Kryeministri Rama ka prezantuar ditën e sotme në Kamëz kandidatin e ASHE për kryetar bashkie, Safet Gjicin. Rama ka ironizuar kandidatin e PD-së, Mziun duke thënë se vota për të është një votë e hedhur kot.

“Kur flet dhe Xhelali për “Punë dhe Dinjitet”, ky është fundi i botës, hapu dhê të futemi ne të gjithë dhe të rrijë vetëm Mziu këtu”, ka thënë Rama.

Rama tha se Safet Gjici ka një sërë programesh ambicioze për Kamzën, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, nuk dihet nëse duhet të shkojë në burg apo në shtëpi.

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Safet Gjici tha se Kamzës do ti kthejë dinjitetin që i ka munguar për 25 vjet.

“Drejtimi i duhur i ka munguar Shqipërisë. Kryeministri na ka garantuar për mbështetje. Na ka garantuar bum investimesh. Bashkinë do e kthej tek qytetarët, do ti jap dinjitetin e duhur, se sot 25 vite nuk ka qenë e juaja. Dikur ishte slogani “Kamza qytet modern”. Ku është Kamza moderne. Ky zotëria në ikje, “Kamza ime”, e futi në xhep. Erdhi me xhepa të grisura, bëri prona me lekët tuaja. Në 21 qershor të shkojmë në drejtimin e duhur dhe ta largojmë këtë të keqe”, tha Gjici.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD denoncon: Gazetari Doçi është kërcënuar, i shkatërruan makinën
Veliaj: Çfarë burrash janë këta që merren me shpifje për gratë e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.033074855804443
array(1) { ["section"]=> string(77) "rama-ne-kamez-kur-flet-xhelali-per-pune-dhe-dinjitet-hapu-dhe-te-futemi-12686" }