Rama në Kamzë: Saliu ju trajtoi si dele, dallimin mes Shabanit dhe Artanit e bëni vetë

Publikuar tek: politike, më 16:51 16-12-2015 Rama në Kamzë: Saliu ju trajtoi si dele, dallimin mes Shabanit dhe Artanit e bëni vetë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë lejet e legalizimit për qytetarët në Kamzë, ku është shprehur se kjo zonë kishte numrin më të vogël të legalizimeve gjatë kohës kur vendi drejtohej nga Partia Demokratike.

Rama u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha i ka parë dhe i ka trajtuar njerëzit e kësaj zone si dele dhe po si dele ua ka marrë votën.

“Kjo zonë është zona me numrin më të vogël të legalizimeve, sepse ju kanë trajtuar si dele dhe si dele ua kanë marrë votën e nuk kishte pse t’ju merrnin seriozisht, ndërkohë që ne kemi bërë të kundërtën. Shumë shpejt edhe hipoteka do ju vijë në shtëpi. Objektivi është që të legalizojmë 145 mijë shtëpi të tjera. Le të qeshi Artan Lame se më tha do mundohemi të bëjmë deri në 145 mijë, ndërsa unë dua që të bëhen 145 mijë”, tha kryeministri.

Rama theksoi se shumë personave u janë dashur të bëjnë dy herë dokumentat, një herë kur ALUIZNI drejtohej nga Shaban Memia dhe herën e fundit me Artan Lamen.

“Ne duam që brenda këtij mandati të kemi shkuar brenda kufirit të 200 mijë legalizimeve dhe sigurisht falas. Këtu në sallë ka njerëz që u janë dashur të bëjnë dy herë dokumentat, njëherë me Shabanin dhe një herë me Artanin, dallimin e bëni vetë”, tha Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Topalli për përplasjen e studentëve me Veliajn dhe u jep një ‘’Bravo’’ të madhe
Banorja-Ramës: Vërtet vij nga Alpet, por u bëra me shtëpi në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.022489786148071
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-ne-kamze-saliu-ju-trajtoi-si-dele-dallimin-mes-shabanit-dhe-artanit-e-beni-vete-27919" }