Rama në Kavajë: Beqaj sulmohet sepse ka prekur interesa. Basha reagon për Rroshin

Publikuar tek: politike, më 18:37 16-02-2016 Rama në Kavajë: Beqaj sulmohet sepse ka prekur interesa. Basha reagon për Rroshin

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Kavajë ku mori pjesë në takimin për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.  Në fjalën e tij Rama u shpreh se, vendi po ecën çdo ditë përpara në drejtimin e duhur.

“Po ecim çdo ditë përpara në drejtimin e duhur dhe njerëzit nuk janë budallenj që të hanë ato që i shërbehet nga politika e vjetër. Njërëzit shohin e kuptojnë se kush është drejtimi dhe zgjedhja e duhur. Në Kavajë kanë bërë 3 herë rresht zgjedhjen e duhur dhe kanë mundur të shohin transformime, por ajo që do të bëjmë do të jetë edhe më shumë se ç’është bërë. Ka shumë probleme për të zgjidhur e për këtë arsye duhet të vazhdojmë rrugën e reformave për të bërë shtet dhe shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm PS-ja. Pikërisht pse kemi ndërmarrë rrugën e reformave që të tjerët nuk guxuan ta mendonin, e jo më ta bënin, sot kemi rezistencë vulgare prej kundërshtarëve të reformave”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se ministri i Shëndetësisë është më i sulmuari pasi ka prekur interesa: “Beqaj është nga më të sulmuarit pasi ka prekur interesa. Beqaj i ka kursyer popullit 70 milionë dollarë për ilaçe që shkonin diku tjetër. Të mos lejosh të dalin nga xhepat e popullit këto para’, do të thotë që të lëndosh ata që ishin mësuar t’i merrnin. Janë këta persona që bëjnë rezistencë dhe akuzojnë”, tha Rama.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha shkruan se Rama del krah për krah me Rroshin që është një nga subjektet kryesore të dekriminalizimit.

“Edi Rama krah për krah me Rroshin e Kavajës, një nga subjektet kryesorë të dekriminalizimit, duke sfiduar ndërkombëtaret dhe ligjin e miratuar. Pas vizitës dhe mesazheve të sekretarit Kerry, po i jep gajret një nga një personave me rekorde kriminale të promovuar prej tij që t’i përdorë përsëri. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të mbyllë çdo penxhere dhe vrimë për ta dhe shefin e tyre”, shprehet Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati takohet me Mogherinin dhe Hahn, reforma në drejtësi në fokus të takimit
Nga 7 mijë euro për një avion MIG, Ministria shtyn ankandin pas kërkesave të larta »
Article Logic
Execution time: 0.020835161209106
array(1) { ["section"]=> string(85) "rama-ne-kavaje-beqaj-sulmohet-sepse-ka-prekur-interesa-basha-reagon-per-rroshin-32755" }