Rama në Kavajë: Nuk ka asnjë mister me emrin e Vinit, rëndësi ka që sot është i nderuar

Publikuar tek: politike, më 17:42 19-06-2015 Rama në Kavajë: Nuk ka asnjë mister me emrin e Vinit, rëndësi ka që sot është i nderuar

Kryeministri Rama ka marrë pjesë sot në mitingun përmbyllës të kandidatit të majtë në Kavajë, Elvis Rroshi. Rama i është përgjigjur akuzave për Rroshin duke thënë se me emrin e tij nuk ka ansjë mister.

“Më thanë që ka ardhur Luli këtu në Kavajë dhe ka bërë pyetjen si e quajnë kryetarin e Bashkisë, Elvis apo Ervin Rroshi, dhe unë kam bërë pyetjen si e quanjë kryetarin e PD-së, Sali apo Lulzim.

Vini ka qënë 15 vjeç kur e braktisi Shqipërinë si mijëra shqiptarë, dhe nuk ka asnjë mister në emrin e tij, ashtu si mijëra të tjerë që dëboheshin së kanë qënë emigrantë të paligjshëm, por ajo që ka rëndësi është se sot ai është i nderuar”, tha Rama.

Edhe kandidati i ASHE-së për Kavajën i është drejtuar qytetarëve duke thënë se akuzat e PD-së kanë për qëllim vetëm të hedhin baltë mbi fushatën e tij.

“Unë jam Elvis Rroshi ose Ervin Rroshi, që kam emigruar që 15 vjeç si çdo qytetar shqiptar. Ju më njihni mirë dhe e dini se në emigracion e kam bërë çdo gjë me mundim. SHQUP-i i vogël këtu në Kavajë dhe SHQUP-i i madh në Tiranë hedhin baltë mbi fushatën time”, tha Rroshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Kamëz: Investoni votën tuaj, do ua kthejmë 100-fish
Rama dhe Rroshi inagurojnë monumentin e demokracisë në qendër të Kavajës »
Article Logic
Execution time: 0.020498037338257
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-ne-kavaje-nuk-ka-asnje-mister-me-emrin-e-vinit-rendesi-ka-qe-sot-eshte-i-nderuar-14029" }