Rama: Në këto dy vite, do punoj për të gjithë ju që u zhgënjyet prej meje dhe shkuat në votime

Publikuar tek: politike, më 17:28 23-06-2015 Rama: Në këto dy vite, do punoj për të gjithë ju që u zhgënjyet prej meje dhe shkuat në votime Edi Rama, kryeminister

Me një mesazh të përulur, duke mirëkuptuar ata që i kanë besuar votën dy vjet pasi u zgjodh si kryeministër, dhe duke deklaruar se njeh hallet e çdo shqiptari, Edi Rama tha se do t’ua shpërblejë shqiptarëve mbështetjen me një rilindje të madhe. 

“Dua t’u drejtohem të gjithëve si një njeri që prej dy vjetësh ndjen në çdo qelizë peshën e pritshmërisë suaj. Konfirmimi që ju bëtë, sepse dolët kaq të shumtë në votime vendore, është një mesazh dritherues. Nuk kam aritur t’i gëzohem dot asnjë cast, sepse çfarë kapitali të madh investuat pavarësisht sesa e madhe është barra e papunësisë e varfërisë.

Nuk mund të harrohem qoftë edhe për pak pas asaj që për politikanin është fitore, por për të tjerët është investim. Nuk harroj dot.

Në fakt prej dy vitesh nuk harroj dot, se sa shumë prej jush zgjohen në mengjes me varfërinë mbi kokë; apo me poshtërimin në një zyrë ku kanë kërkuar rryshfet; apo qajnë një ditë tjetër e i bien kokës me grushta se një gjyqtar i mori pronën; apo zemërohen se fëmija në shkollë ka rënë në dorë të një mësuesi të padenjë; apo sa kollaj i gjendet puna dikuj që se meriton e një tjetër që e meriton e gjen veten pa punë …E ndjej fort dhimbjen e ndokujt ndërju që mund të mos kishte shkuar hiç në zgjedhjet e 21 qershorit, për të më kujtuar mua personalisht se sa shumë gjëra ka akoma pa bërë që nga 23 qershori i para dy vjetëve. Por e gjithë kjo më imponon t’ju them një Faleminderit shumë të madh për mbështetjen dhe kurajon e jashtëzakonshme, aq më tepër për reformat e dhimbshme” tha Rama.

Kryeministri përmendi në hyrje të deklaratës së tij se zgjedhjet e këtij viti ishin më të mirat, dhe se ato të 2013, sepse, nuk pati sipas tij vënie në dispozicion të forcave xheniere për të shtruar asphalt elektoral, apo edhe hapjen e rezervave të shtetit për të blerë votën; apo për të detyruar mësuesit për të shkuar në mitingje; e ndër të tjera tu merrej zyrtarëve të administratës karta e identitetit dhe tu kërkohej vota e fotografuar. Rama përmendi se OSHE nuk u vu në dispozicion të zgjedhjeve për të bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, një fenomen që në 2013 i kushtoi 220 milionë euro buxhetit të shtetit.

Ai tha se zgjedhjet arritën dy gjëra madhore: pranimin nga qytetarët të reformës terrotoriale për të cilin opozita donte të bënte referendum dhe qytetarët e hodhën poshtë; dhe vendosjen në lista të kandidateve gra dhe vajza.

Rama uroi kryebashkiaket e reja, 8 që i përkasin ASHE madje edhe zonjën Voltana Ademi në Shkodër, ndërkohë paralajmëroi që të numërohet vota një për një për të gjitha partitë për këshillat bashkiakë, në të kundërt paralajmëroi kryeministri, çdo numërues a komisioner që devijon votën do të përballet me ligjin.

Kryeministri falenderoi partnerët ndërkombëtare dhe tha se raporti i tyre do të lexohet në mënyrë të detajuar, për t’u kthyer në një program pune.

Rama ftoi opozitën që të bëhet pjesë e reformës së ndarjes së re territorial, duke kërkuar nga opozita bashkëpunim për paketën e re që duhet të përfundojë në bazë të ndarjes së re administrative. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha pranon humbjen dhe nuk flet për vetëkënaqësi: Do marr në analizë Durrësin dhe Dibrën
Fitorja e kandidatit të PD-së Niko Shupuli, festë edhe në Përmet (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.019402980804443
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-ne-keto-dy-vite-do-punoj-per-te-gjithe-ju-qe-u-zhgenjyet-prej-meje-dhe-shkuat-ne-votime-14462" }