Rama në konferencë për ndeshjen: Morëm 3 pikë të arta në kulturë

Publikuar tek: politike, më 12:23 09-10-2015 Rama në konferencë për ndeshjen: Morëm 3 pikë të arta në kulturë

Në një konferencë të rrallë për media të këtij lloji , kryeministri Edi Rama ka folur sot, një ditë pas humbjes zhgënjyese në ndeshjen me Serbinë, duke thënë se ato që priteshin të ndodhnin, në kohën kur e gjithë bota i kishte sytë nga Shqipria, nuk ndodhën, pasi tifozët, të cilët Rama i falënderoi në veçanti, treguan një shpirt të vërtetë qytetarie.

Fjala e plotë e Ramës për ndeshjen Shqipëri - Serbi:

“Nga Italia e deri në Shtetet e Bashkuara shkruajnë për ndeshjen e ditës, Shqipëri- Serbi. Asnjë nuk e dinte me siguri çfarë do të ndodhte një vit pas shfaqjes së turpshme në Beograd.

Jemi gdhirë të palumtur për rezultatin por pak ose aspak jemi të vetëdijshëm që jashtë fushës së lojës i kemi befasuar. Mbajtja lart e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë 3 pikë të arta Shqipërisë.

Mjafton të mendosh çfarë do të ishim duke folur sot nëse kuqezinjtë do të kishin rënë në batakun e tifozëve të Beogradit. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë korr racist, asnjë thirrje verbale ndaj lojtarëve serbë dhe asnjë send i fortë.

Në shkallët e stadiumit dhe vetëpërmbajtja e tyre qoftë para apo pas ndeshjes. Dua ti përulem me mirënjohjen më të madhe mijëra qindra mijëra sportdashësve. Mirënjohja i shkon në rradhë të parë shoqatës Kuq e Zi si dhe pastaj të tjerëve që krijuan një mur njerëzor thirrjesh dhe brohoritjesh në mbështetje të kombëtares. Mirënjohje pa dyshim edhe për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit. Kjo kombëtare e paparë e shqipërisë si dhe trajneri më i suksesshëm që kemi pasur deri tani, por fatkeqësish kjo kombëtare e humbi ratsin. Por Shqipëria doli me nder ndërsa kuqezinjtë dhanë një shembull të paparë. Dua ta mbyykl me një shprehje të fortë mirënjohje për lojtarët

Skemi qënë kurrë në këto kushte, se kemi jetuar kurrë. Jo pas dy humbjeve me dy skuadta të mbushura me yje, ky ekip dhe ky trajner meriton një monument në zemrat e shqiptarëve.

Armiqtë e pandarë të futbollit janë budallenjtë që e shohin fushën e blertë si një fushë për të nxjerrë urrejtjen dhe racizmin. Kombëtarja është ende aty në vijën e kufirit për të hyrë në Francë. Prandaj le të jemi krenar për shembullin e shkëlqyer që Shqipëria Kuq e Zi dha shëmbullin për botën që i kishte sytë nga ne me frikën se aty do të ndodhte qameti.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS bëhet bashkë me PD në Përmet. LSI: Deputetët e Vlorës rrëzuan kandidaturën konsensuale
Berisha akuzon Ramën se ka gisht në rezultatin e ndeshjes »
Article Logic
Execution time: 0.023643016815186
array(1) { ["section"]=> string(69) "rama-ne-konference-per-ndeshjen-morem-3-pike-te-arta-ne-kulture-22717" }