Rama në Konispol: T’ju vijë turp këtyre qorrave që duan të djegin tokën ku lindën

Publikuar tek: politike, më 10:41 14-06-2015 Rama në Konispol: T’ju vijë turp këtyre qorrave që duan të djegin tokën ku lindën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar  takimin përmbyllës elektoral në zonën e Konispolit. Ai tha para banorëve  se vota e 23 qershorit ka dëshmuar se kjo mazhorancë është në drejtimin e duhur.

“Në Konispol, kudo që kishte drejtues socialist Saliu i shikonte si një kështjellë armike, po i mori të keqen Konispolit dhe të gjithë bashkive, pasi vota e 23 qershorit çliroi bashkitë tona dhe do të prekë edhe më shumë gjithë bashkitë e Shqipërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e  kupton një gjë të thjeshtë, që kemi bilanc pozitiv, se kemi dhënë  provën e sigurtë se zgjedhja e 21 qershorit ishte investimi i duhur për kthinin e Shqipërisë në drejtimin e duhur, garanton se vetëm ne dimë të bëjmë shtet pavarësisht  vështirësive dhe mendësive.”

Rama ka sulmuar ashpër fushatën e kandidatëve rivalë, që sipas tij kërkojnë të fusin frymën e përçarjes.

“Ti vijë turp dhe të mallkuar qofshin ata që i japin bekimin kësaj fryme barbare që në Shqipëri nuk mund të mbijë kurrën e kurrës. T’ju vijë turp këtyre qorrave që duan të djegin tokën ku lindën dhe do të jetojnë fëmijët e tyre. Për ne të gjithë janë vëllezër çam e minoritar e kushdo qofshin. Këto janë  skandale që kudo ku mbijnë meritojnë një përgjigje të rreptë dhe një votë të bashkuar përtej të gjithë partive dhe politikanëve”, është shprehur Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj takim drejtuesit e klubit “Tirana”, Halili: S’kemi pasur asnjë mbështetje nga bashkia, s’kemi as dhoma zhveshje
Gjergj Bojaxhi shënon kosh (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01678204536438
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-ne-konispol-t-ju-vije-turp-ketyre-qorrave-qe-duan-te-djegin-token-ku-linden-13529" }