Rama në Kukës: Koka e SHQUP-it po zbrazet çdo ditë

Publikuar tek: politike, më 11:58 10-06-2015 Rama në Kukës: Koka e SHQUP-it po zbrazet çdo ditë

Kryeministri Edi Rama sëbashku me kryetarin e LSI-së kanë zhvilluar një takim elektoral me banorët e Kukësit ku kanë prezantuar edhe kandidatin e ASHE-së, për bashkinë e këtij qyteti, Hasan Halilaj. Gjatë fjalës së tij kryetari i LSI-së Ilir Meta  ka shpjeguar edhe arsyet se pse Hasan Halilaj u largua nga Partia Demokratike për tu bashkuar me LSI-në.

“Hasan Halilaj nuk mund të merrte pjesë në një inagurim mashtrimi të ujësjellësit. Kukësi ka edhe probleme të tjera, Do të zgjidhim përfundimisht çështjen e ujit të pijshëm. Nuk do i ndajmë në demokratë e socialistë kuksianët. Për këtë arsye bëhen zgjedhjet lokale, për të zgjidhur problemet e përditshme. Alternativa tjetër është shpif e shaj dhe kjo alternativë nuk sjell dot ujë në Kukës. Konflikti nuk sjell të mira për shqiptarët. Të votojmë për frymën e bashkëpunimit e për të zgjidhur problemet e Kukësit”, tha Meta.

Edhe për kryeministrin  Rama në fokus të premtimeve ka qenë zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm në  Kukës.

“Hasan Halili zgjodhi Kukësin dhe baraktisi PD-në. Jam i bataksur se si drejtues të lartë në një qeveri që ishte aty me votën  e kuksianëve të përfishet në një mashtrim për projektin e ujit të pijshëm. Ne e e ribëmë projektin. Ju siguroj se uji i pijshëm do të jetë problem i zgjidhur”, tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Rama ka sulmuar edhe deputetit e PD, Flamur Noka, për të cilin tha se “Polici i zgjedhur prej tij për të kandiduar në Kukës, nuk është i duhur as si polic, jo më si administrator”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria vendos të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër
PD denoncon: Ja materiali me të cilin po shtrohen rrugët (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.034029006958008
array(1) { ["section"]=> string(55) "rama-ne-kukes-koka-e-shqup-it-po-zbrazet-cdo-dite-13186" }