Rama në Lezhë: Ai i SHQUP-it premton naftë falas, ulje taksash...Si do i bëjnë?!

Publikuar tek: politike, më 17:48 03-06-2015 Rama në Lezhë: Ai i SHQUP-it premton naftë falas, ulje taksash...Si do i bëjnë?!

Kryeministri Rama ndodhet sot në Lezhë për të prezantuar kandidatin e ASHE Viktor Tushaj. Rama sulmoi nga Lezha PD-në që sipas tij është duke premtuar gjëra që nuk kanë lidhje me zgjedhjet lokale si ulja e taksave apo ulja e naftës.”‘E si do ta bëjnë ata kët?”, pyet kryeministri.

“Del ai i SHQUP-it dhe premton naftën falas. Kush do ja japi naftën falas, premton ulje taksash kush do ja ulë taksat?. Thotë votoni PD-në  se do grisim reformën territoriale po si do e bëjnë atë këtë,  se ne e bëmë se kishim mbështetjen e 84 deputetëve, po ata si do e bëjnë që ngelën duke numëru deputetët se çdo ditë u firon nga një deputet”, tha Rama duke shtuar se . “Këto janë muhabete që s’kanë lidhje me zgjedhjet lokale”.

“Hudhe grepin me shpresën hajde ta kapin budallenjtë, po e kapën ia hodhëm”, kjo është ajo që po përpiqet të bëjë PD sipas Ramës.

Rama gjithashtu akuzoikandidatin e djathtë se u ka grabitur toka të shumta banorëve duke theksuar se kandidati  i ASHE Viktor Tushaj meriton edhe votat e demokratëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Albert Çaçi në Libofshë: Ndërhyrja në infrastrukturë, prioritet i Bashkisë së re
SONDAZHI I “IPR” për Elbasanin / Kryeson Qazim Sejdini, qytetarët i besojnë më shumë Edi Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.024456977844238
array(1) { ["section"]=> string(80) "rama-ne-lezhe-ai-i-shqup-it-premton-nafte-falas-ulje-taksash-si-do-i-bejne-12612" }