Rama në Librazhd: Kastriotin e gjetëm midis jush, nuk e kemi material importi nga Elbasani

Publikuar tek: politike, më 18:29 17-06-2015 Rama në Librazhd: Kastriotin e gjetëm midis jush, nuk e kemi material importi nga Elbasani Rama në Librazhd

Rama ndodhet sot në Librazhd në mitingun përmbyllës të kandidatit të ASHE Kastriot Gurra. Rama i ftoi qytetarët e Librazhdit të votojnë kandidatin Gurra ndërsa u tregoi simpatizantëve se me të ishte njohur që  në rrugëtimin e kryeministrit në Partinë Socialiste. Për Ramën, Gurra është njeriu i duhur edhe për faktin se nuk është “mall importi" si kandidati rival që siç tha Rama është “importuar nga Elbasani” dhe duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij si pediatër.

“Kastrioti ka qenë njëri ndër të parët me të cilin kam komunikuar në rrugëtimin tim në Partinë Socialiste, e kam njohur Kastriotin qëkur ishim në opozitë  dhe jam i bindur që ne kemi gjetur njeriun e duhur, e gjetëm midis jush dhe nuk e kemi material të importuar ndërsa kandidatin tjetër e kanë importuar nga Elbasani... Le të vazhdojë atje si pediatër”, tha Rama ndërsa shtoi një premtim:

“Me Kastriotin dhe me deputetët , me Taulantin, deputetin model për shërbimin ndaj komunitetit të tij ne do bëjmë për bashkinë e re të Librazhdit çfarë nuk është bërë në 25 vjet”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha -Ramës: Kandidati i PD-së e ka emrin Fran Frokaj ore hutaq, të tutë kanë nga dy-tre emra
Edhe Basha me epitete për kandidatët e majtë: Velushi, Vangjush betoni dhe Keti Meta Bazhdari »