Rama në Lushnje, sheh pallatet e lyera me të kuqe, siç ai vetë i kishte kërkuar

Publikuar tek: politike, më 16:01 17-04-2015 Rama në Lushnje, sheh pallatet e lyera me të kuqe, siç ai vetë i kishte kërkuar Edi Rama ne inspektimin e punimeve ne qender te Lushnjes

Edi Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes, ku ka parë punimet në sheshin kryesor të këtij qyteti, i cili është mundësuar nga fondi i Rajoneve të qeverisë shqiptare. Foton e poston në rrjetin social ministrja e Zhvillimit Urban Eglandina Gjermeni që shkruan “Sheshi i ri në qendër të qytetit të Lushnjes. Një projekt që i jep një impuls të ri zhvillimit urban të qytetit”. 

Edi Rama duket se e ka hedhur vështrimin te pallatet që janë përballë këtij sheshi, godinat tre katëshe të kohës së diktaturës, por që pak gjëra kanë mbetur nga trekatëshet e dikurshme, për shkak të shtesave pa kriter. Me projektin e ri ato janë lyer me të kuqe, ndërkohë që qytetarët dhe funksionarët aty kanë thënë se këtë ngjyrë e kishte zgjedhur vetë kryeministri Rama, i cili po sheh këto pallate.

Veçse, zhvillimi urban i Lushnjes, kërkon më shumë se një shesh. Kërkon që qyteti të pastrohet nga plehrat, që fundjavën e kaluar, dukej se e kishin “pushtuar” në mënyrë makabre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PBDNJ: Minoritarët kanë të drejtë të përdorin gjuhën amë në kishë
Arrihet marrëveshja PS-FRD, Rama: Nuk janë kërkuar njësi vendore nga FRD »
Article Logic
Execution time: 0.023014068603516
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-ne-lushnje-sheh-pallatet-e-lyera-me-te-kuqe-sic-ai-vete-i-kishte-kerkuar-9033" }