Rama në Malësinë e Madhe: Një fushatë historike, do ta mbaj mend gjatë

Publikuar tek: politike, më 17:56 09-06-2015 Rama në Malësinë e Madhe: Një fushatë historike, do ta mbaj mend gjatë

Kyrministri Edi Rama ka prezantuar sot në Malësinë e Madhe kandidatin për Bashki, Tonin Marinaj. Gjatë fjalës së tij, Rama e ka quajtur një fushatë historike për shkak të pjesëmarrjes të lartë të grave dhe vajzave.

“Ka një gjë që unë do e mbaj mend gjatë në këtë fushatë, më shumë se sa herët e tjera, se çdo fushatë tjetër. Kjo është fushata që për herë të parë që ka kaq shumë grad he vajza të përfshira në fushatë, që janë pjesë e kësaj beteje jo thjesht me votë por me praninë e tyre”, tha Rama.

Kryeministri Rama e ka quajtur Partinë Demokratike një çetë që shkon nëpër Shqipëri për të treguar përralla. Rama tha se kandidatët e PD-së nuk janë të aftë për punë.

Në anën tjetër nuk qëndron një parti që ka vizion, por qëndron një çetë, një trupë cirku që shkon nëpër Shqipëri për të treguar përralla nga më të ndryshmet. PD-ja i thotë të gjitha këto, nuk flet fare për problemet që ka bashkia.

“Zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhjet që kanë të bëjnë me nevojat e çdo familje. Shqiptarët në përgjithësi dhe malësorët në veçanti janë njerëz shumë të mënçur për të kuptuar se para 18 muajsh nuk kishte asnjë dritë në fund të tunelit. A i kemi zgjidhur ne të gjitha? Ne nuk i kemi zgjidhur të gjitha, kemi shumë akoma për të bërë por ne kemi bërë shumë dhe jemi në drejtimin e duhur. Shqipëria ka nevojë për gjithçka përveç se të kthehet mbrapa”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, Rama u bëri thirrje të pranishmëve të votojnë kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Tonin Marinaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritan Prifti u kërkon fierakëve votat për Albert Çaçin
PD bojkoton zgjedhjet në Kurbin, Paloka u bën thirrje banorëve të mos votojnë »
Article Logic
Execution time: 0.019615888595581
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-ne-malesine-e-madhe-nje-fushate-historike-do-ta-mbaj-mend-gjate-13121" }