Rama në mbrojtje të Metës: Nuk ka kryer korrupsion, pretendime pa fakte

Publikuar tek: politike, më 20:37 03-09-2015 Rama në mbrojtje të Metës: Nuk ka kryer korrupsion, pretendime pa fakte

Drejtoria e Komunikimit pranë Qeverisë shqiptare ka reaguar pas publikimit të një artikullit të BIRN, i cili akuzonte kreun e Kuvendit, Ilir Metën se kishte përfituar në mënyrë korruptive me miliona euro nga kompania “DIA”, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në Gjykatën e Arbitrazhit.

Sipas zyrës së shtypit, pretendimet e gazetares së BIRN janë të pashoqëruar me fakte dhe për këtë çështje, Qeveria shqiptare ka kërkuar informacion edhe pranë studios ligjore që ka ndjekur procesin, “Clifford Chance”, e cila ka sqaruar se OSHEE në deklarimet e saj nuk e ka përmendur emrin e Ilir Metës.

“Në datën 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kërkuar një koment të Kryeministrit të Republikës lidhur me disa pretendime, të pashoqeruara me fakte, që gazetarja ngrinte për Kryetarin e Kuvendit. Për të verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i është drejtuar zyrës së Avokates së Shtetit, e cila është vënë në kontakt me studion ligjore Clifford Chance. Përfaqësuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje: Ndryshe nga ajo që disa gazetarë duket se pretendojnë, OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh kundër DIA Ltd. nuk ka përmendur emrin e zotit Ilir Meta si përfitues i transfertave bankare apo ndonjë praktike tjetër korruptive që lidhet me marrëveshjen për mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd”, thuhet në deklaratën e lëshuar për mediat.

Më herët, kreu i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar largimin e Ilir Metës nga posti i kreut të Kuvendit, pasi e konsideroi këtë ngjarje si skandalin më të madh korruptiv që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Lexo edhe: Për të dytën herë brenda vitit, PD kërkon dorëheqjen e Ilir Metës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Për Aylan”, dedikimi i ministres Mimi Kodheli
“10 ditë punë në 1 ditë aksion”, Veliaj bën bilancin, i zhgënjyer me opozitën dhe “avokatët” »
Article Logic
Execution time: 0.02423620223999
array(1) { ["section"]=> string(75) "rama-ne-mbrojtje-te-metes-nuk-ka-kryer-korrupsion-pretendime-pa-fakte-19904" }