Rama në Ministerialin e Arsimit: Tani që ne jemi në drejtimin e duhur, Europa nuk është

Publikuar tek: politike, më 14:24 02-07-2015 Rama në Ministerialin e Arsimit: Tani që ne jemi në drejtimin e duhur, Europa nuk është

Kryeministri Rama në Ministerialin e katërt të Ballkanit Perëndimor për Arsimin ka pohuar se tani që Shqipëria është në drejtimin e duhur, nuk është Europa dhe kur ishte Europa nuk ishte Shqipëria. Kryeministri tha se ndonëse arsimi është i pari, mbetet i pari por nuk duket gjëkundi.

“A mund ndonjë nga vndet tona në rajon t’ja dalë mbanë vetë në një situatë që nuk është dhe më e mira e asaj që jetojmë së bashku. Më së fundmi arritëm paqen mes nesh dhe tani që jemi në rrugën e duhur, Europa nuk është në rrugën e duhur. Kur Europa ishte në rrugën e duhur, nuk ishim ne”, tha Rama.

Kryeministri vuri theksin te papunësia duke e cilësuar si një kërcënim: “Ne e shohim veten në një situatë të rrezikshme edhe për shkak të kërcënimeve si papunësia  me të cilat përballen shoqëritë tona, që kanë të bëjnë me rënien e besimit sidomos tek të rinjtë me një potencial të madh i cili rrite, t pikërisht aty ku përgjigjet kundrejt papunësisë nuk janë bindëse. Pra këto janë kërcënime që nuk e bëjnë të lehtë të ardhmen dhe na vendos në një situatë të vështirë për të ardhmen ose rrugën e duhur. Jam i kënaqur që Europa është e gatshme për të ndërtuar burgje, sektori i energjisë është i rëndësishëm por nuk jam i kënaqur kur shikoj që arsimi nuk duket gjëkundi”, pohoi Rama në Ministerialin e Ballkanit Perëndimor për Arsimin.

“Europa mund të ketë humbur atë që quhet shoqëri europiane dhe fatkeqësisht shikojmë edhe diçka tjetër, Europa duket gjithnjë e më pak strategjike. Në rast se duam t’i hedhim sytë drejt të ardhmes nuk është e lehtë”, shtoi kryeministri duke kaluar te problemi i universiteteve dhe orjentimi drejt tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sali Berisha kërcënon Paulin Stërkajn në Kuvend
KQZ rrëzon kërkesën e LSI-së për Vorën, Manjani: S'jemi të kënaqur, ne kor pranuan se fenomeni ekziston »
Article Logic
Execution time: 0.022447824478149
array(1) { ["section"]=> string(91) "rama-ne-ministerialin-e-arsimit-tani-qe-ne-jemi-ne-drejtimin-e-duhur-europa-nuk-eshte-15194" }