Rama në një vizitë të pa njoftuar në Jordani, data nuk përputhet

Publikuar tek: politike, më 16:08 14-03-2016 Rama në një vizitë të pa njoftuar në Jordani, data nuk përputhet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordani. Njoftimi jepet nga vetë Rama, i cili shkruan në “Facebook” se është takuar dje me Mbretin Abdullah II, si dhe me lider të tjerë nga rajoni dhe përfaqësues të BE, SHBA dhe NATO-s.

“Dje në Jordani me Mbretin Abdullah II dhe liderë të tjerë nga rajoni, si edhe përfaqësues nga BE, SHBA, NATO e institucione të tjera ndërkombëtare, për të forcuar ndërveprimin në fushën e sigurisë e të luftës shumëplanëshe kundër ekstremizmit”, shkruan Rama.

Në njoftimin e Ramës nuk jepen më shumë detaje rreth temave të diskutimit apo pjesëmarrësve të pranishëm. Por, ndryshe nga njoftimi i Ramës që shprehet se takimi është zhvilluar dje, më 13 mars, mediat jordaneze transmetojnë një deklaratë të Mbretit Abdullah ku thuhet se takimi me Ramën si dhe me presidentet e Kosovës dhe Kroacisë, është zhvilluar më 12 mars.

Në fakt, kjo konfirmohet edhe nga njoftimi i Zyrës së Presidentet Atifete Jahjaga. Në njoftimin e datës 12 mars shkruhet: “Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot me Lartmadhërinë e Tij Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe kontributin e dy shteteve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Presidentja dhe Lartmadhëria e Tij poashtu iniciuan një marrëveshje ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë që do të nënshkruhet nga autoritetet përgjegjëse së shpejti. Presidentja Jahjaga po qëndron në një vizitë dyditore në Aqaba të Jordanisë për të marrë pjesë në një forum të nivelit të lartë ku do të trajtohen sfidat globale, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.”

Por, edhe në njoftimin e Jahjagës ka një pasaktësi, pasi takimi nuk është zhvilluar si pjesë e ndonjë forumi të nivelit të lartë. Mbreti Abdullah II në muajn prill të 2015 dhe janar të 2016 ka zhvilluar në qytetin Aqaba, takime të ngjashme bilaterale me liderë nga vende të ndryshme të botës, lidhur me situatën të krijuar në Lindjen e Mesme dhe Siri. Ndaj edhe këto takime quhen ndryshe si “takimet e Aqabas”.

Sa i përket përfaqësueve të BE-së dhe SHBA-së për të cilët Rama flet, në mediat jordaneze nuk flitet për diçka të tillë, të paktën për takimet e zhvilluara nga mbreti më 12 mars. 

/Newsbomb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati pret zyrtarët kinezë, kërkon mbështetje për projekte në Shqipëri
Prokuroria nis hetimet ndaj ish-zëvendësministrit Bozdo, favorizoi "Kurum" »
Article Logic
Execution time: 0.0041508674621582
array(1) { ["section"]=> string(69) "rama-ne-nje-vizite-te-pa-njoftuar-ne-jordani-data-nuk-perputhet-35061" }