Rama në Novoselë: Me këto tre dokumente merrni çertifikatën e pronësisë

Publikuar tek: politike, më 10:25 03-04-2016 Rama në Novoselë: Me këto tre dokumente merrni çertifikatën e pronësisë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në Novoselë 130 çertifikatat e para të pronësisë. Tapitë e tokës bujqësore janë një nga premtimet e qeverisë Rama, që i jep zgjidhje përfundimtare problemit 25-vjeçar të pronësisë mbi tokën bujqësore.

“Çertifikatat e pronësisë për tokën bujqësore, falas. Do të ndiqet modeli i legalizimit të shtëpive në zonat informale. Një mesazh, të gjithë fermerëve, të gjitha familjeve që jetojnë prej vitesh me tokën; shërbimi plotësisht falas nga ana shtetit, përmes një bashkëpunimi tanimë të ndërtuar mes bashkive, njësive administrative dhe hipotekës.

Përveç burokracisë, problem për fermerët ka qene tarifa e papërballueshme për të përgatitur dokumentacionin. Qeveria merr tërësisht përsipër këtë kosto. Marrja e titullit të pronësisë është një proces jetik”, tha kryeministri Rama.

Më tej shefi i qeverisë sqaroi mënyrën se si duhet të veprojë çdo kryefamiljar, për të marrë çertifikatën e pronësisë së tokës.

“Kryefamiljari të paraqitet në bashkinë përkatëse, përmes njësive administrative të depozitojë kërkesën, aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe certifikatën familjare. Mjaftojnë këto 3 dokumente për të marrë çertifikatën e pronësisë së tokës bujqësore”, deklaroi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish kryetari Gjika i bën një listë të gjatë kryetarit Rama: Meqë sot nuk është 1 Prilli
"Xhupat e Zinj" të Korpusit Rinor Azem Hajdari, tashmë edhe me këngë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.017905950546265
array(1) { ["section"]=> string(76) "rama-ne-novosele-me-keto-tre-dokumente-merrni-certifikaten-e-pronesise-36721" }