Rama në pikë të mëngjesit: Ky lajm shënon fillimin e një sfide të re

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:43 06-10-2017

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesine kësaj të premte sërish me thirrjet se një epokë e re ka nisur sa i takon marrëdhënies shtet-qytetar.

Pas konferencës së një dite më parë, ku shefi i qeverisë deklaroi se të gjitha dokumentet nuk do të sigurohen më duke pritur në rradhë të gjata por me një shërbim të shpejtë e online, sot në profilin e tij në facebook shkruan se ajo kohë ka marrë fund dhe nis një tjetër marrëdhënie.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm që shënon jo fundin po fillimin e një transformimi rrënjësor në marrëdhëniet e shtetit me qytetarin

Kohë e fituar

Lekë të kursyera

Rryshfete të asgjesuara”, shkruan Rama, status ky i shoqëruar edhe me një video-mesazh se cilat janë hapat konkretë të kësaj reforme.

 

ramaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017774820327759
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-ne-pike-te-mengjesit-ky-lajm-shenon-fillimin-e-nje-sfide-te-re-94909" }