Rama në Pogradec: Kandidati i PD-së komplet mashtrues, i çon mesazh vetes dhe thotë ma çoi kryeministri

Publikuar tek: politike, më 18:41 16-06-2015 Rama në Pogradec: Kandidati i PD-së komplet mashtrues, i çon mesazh vetes dhe thotë ma çoi kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot gjatë fjalës së tij në përmbylljen e fushatës elektorale në Pogradec, se “kandidati i djathtë është komplet mashtrues” duke iu referuar mesazhit të publikuar nga kandidati i PD-së në Pogradec ku pretendonte se kishte marrë një mesazh kërcënues.

“Po ky qenka komplet mashtrues. Ky që i çon mesazh vetes së vet dhe thotë ma çoi kryeministri. Ky është një pelivan i madh që bredh tel më tel dhe tani ka ngecur në fushatë”, ka thënë Rama.

Kryeministri tha se përpiqet që të shmangë komentet për kandidatët e PD-së por e ka të pamundur pasi sipas tij, të gjithë kandidatët e PD-së janë mashtrues dhe të pashkollë.

“Po ç’janë këta njerëz, nga i gjen PD-ja këta. Më tha dikush, Saliu është punë pa dinjitet, por ky i Pogradecit qenka dinjitet pa punë”, tha Rama.

Kryeministri i bëri thirrje të pranishmëve të votojnë kandidaten e ASHEsë në Pogradec, Diana Mile duke thënë se është drejtimi i duhur për këtë qytet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Fier: Flenë në dyshekë plot me lekë, me llogari bankare nga djersa juaj
Grida Duma anulon në momentin e fundit përballjen me Dakon në Top Show, stafi në vështirësi »
Article Logic
Execution time: 0.028795957565308
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-ne-pogradec-kandidati-i-pd-se-komplet-mashtrues-i-con-mesazh-vetes-dhe-thote-ma-coi-kryeministri-13777" }