Rama në pritjen me gazetarët: Dikur kam qenë mes jush, sot jam kavja kryesore

Publikuar tek: politike, më 20:23 27-12-2015 Rama në pritjen me gazetarët: Dikur kam qenë mes jush, sot jam kavja kryesore

Kryeministri Edi Rama ka organizuar edhe këtë vit në Pallatin e Brigadave, një pritje për gazetarët dhe pronarët e mediave në Shqipëri. Të ftuar kanë qenë shumë emra të njohur të medias në vend, ndërsa përpara të pranishmëve përveç kryeministrit Rama, folën gazetarët Lutfi Dervishi, Iva Tiço dhe Mira Kazhani.

Rama e nisi fjalën duke kërkuar një duartrokitje për këshilltarin e tij, Endri Fuga, për shkak se kishte hequr picirin për të organizuar atë mbrëmje.

“E para nuk presim ngushëllime sot, kështu që edhe mund të qeshni. Si fillim do ju kërkoja një duartrokitje për Endri Fugën. E para sepse hoqi picirin duke kërkuar folësin, pasi shumica thoshin se po fola unë do të më shaj Fatos Lubonja. Arsyeja e dytë se hoqi picirin se kush do të ulet me kë. Numri i lartë i personave që nuk donin të uleshin me njëri-tjetrin ishte impresionues. Dhe e treta, sepse parashikoi se asnjë nga folësit nuk do të pritej me dashamirësi dhe nuk do të duartrokitej”, tha Rama.

Rama më tej u përqëndrua në marrëdhënien e tij me mediat, si në kohën kur nuk ishte kryeministër ashtu edhe sot që drejton qeverinë. Duke e konsideruar veten si kavja kryesore për gazetarët, Rama ka theksuar se nuk e ndjek më median, por mjaftohet me një përmbledhje të shkurtër lajmesh nga zyra e shtypit çdo mëngjes.

“Dikur unë kam qenë mes jush, si shkrimtar dhe jo si gazetar. Zoti na ruajt që të isha edhe unë gazetar si ju. Por, sot jam mes jush si kavje kryesore e punës tuaj, që duhet të pranojë pa u ndjerë, bisturinë, gëshërët, çekiçët etj. Prandaj kam bërë një zgjidhje që të mos u dëgjoj asnjëherë drejtpërdrejt, por të mjaftohem me një faqe lajmesh çdo mëngjes. Nga ato çka lexova përpara se të shkruaj këto fjalë pash se shumë mund ishte bërë këtë vit për të më bërë cop e çikë. U mahnita për çfarë lexova dhe s’ka rëndësi nëse autorët e tyre nuk do të besojnë se unë vërtetë u mahnita dhe dua t’i falenderoj për këtë luftë fjalësh që kanë bërë. Unë mbetem kavja juaj kryesore dhe jam shumë kurioz të dijë në 2016-ën se çfarë ka mbetur ende pa u thënë. Do mundohem t’ju jap diagnoza të reja për të bërë analiza të reja dhe në mos qofsha unë, jeni ju aq thellë brenda meje sa që arrini të zbuloni mendimet e mia përpara se ato të më vijnë”, ka thënë Rama.

Në fund të fjalës, Rama tha: “Një gjë mbetet më e rëndishmja për të thënë nga lartësia e detyrës që më ka mësuar diçka të cilën ju nuk e keni zbuluar. Që përkohshmëria në këtë botë është kaq e shpejtë dhe sinqërisht ka kuptim që të qeshim me njëri-tjetrin dhe t’i buzëqeshim njëri-tjetrin sa më shumë. Ju uroj çdo të mirë të gjithëve sepse përtej asaj që bëjmë përditë, koha kalon me shumë shpejtësi për t’u humbur vetëm me gjëra që ndonjëherë merremi më shumë seç duhet. Paçi sa më shumë lajme të gëzuara se për lajmet e pagëzuara kujdesimi vetë nga mëngjesi në darkë.”

gazz.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Bogdani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës, prioritet kushtetues për ne
Bashkia e Tiranës ndan çmimin “Personaliteti i Vitit 2015”, Veliaj: Janë herojntë që na frymëzojnë »
Article Logic
Execution time: 0.059942960739136
array(1) { ["section"]=> string(81) "rama-ne-pritjen-me-gazetaret-dikur-kam-qene-mes-jush-sot-jam-kavja-kryesore-28678" }