Rama në Samit, takim me kryeministrat e Ballkanit, pritet të takojë edhe kryeministrin serb Vuçiç

Publikuar tek: politike, më 10:58 21-04-2015 Rama në Samit, takim me kryeministrat e Ballkanit, pritet të takojë edhe kryeministrin serb Vuçiç Rama, Mustafa, Thaçi gjatë takimit në Bruksel

Kryeministri Rama merr pjesë sot në Samitin për Ballkanin që zhvillohet në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Europian.

Ai ka realizuar një sërë  takimesh pune, si me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa  dhe me ministrin e jashtëm Hashim Thaçin me të cilët ka diskutuar projektet e përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë Shqipëria dhe Kosova,  kjo si rezultat i procesit të nisur nga kancelarja Merkel në Berlin. Kryeministri Rama ka realizuar gjithashtu edhe  një takim me Kryeministrin e Malit të Zi, ku është diskutuar rreth projektit të autostradës Adriatiko-Joniane, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi e me Greqinë.

Një tjetër takim është realizuar edhe me komisioneren për politikën e jashtme Mogherini, ku është diskutuar e ardhmja Europiane e Shqipërisë dhe për reformat e ndërmarra për përmbushjen e 5 prioriteteve që ofrojnë Shqipërinë me BE.  Kryeministri Rama pritet të takohet edhe me kryeministra të tjerë, ndër të cilët edhe ai me kryeministrin e Serbisë Vuçiç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Bogdani: Veliaj bashkëautor i papunësisë dhe eksodit
Paloka: Vendimi i Kushtetueses i drejtë, Byroja nuk mund të ngrihet »
Article Logic
Execution time: 0.027576923370361
array(1) { ["section"]=> string(100) "rama-ne-samit-takim-me-kryeministrat-e-ballkanit-pritet-te-takoje-edhe-kryeministrin-serb-vucic-9308" }