Kryeministri Edi Rama ndodhet këto ditë në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin 2 ditor të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).
Menjëherë pas Samitit të Londrës, Kryeministri ka udhëtuar drejt Brukselit, ku janë mbledhur gjithë krerët e vendeve anëtare të NATO-s për të diskutuar mbi rritjen e shpenzimeve për ushtrinë dhe mbrojtjen.
Pas fotove të publikuar me Liderin amerikan, Donald Trump, Rama është fotografuar dhe në praninë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte Macron, duke u shpjeguar diçka.
Në foto shihet qartë Kryeministri Edi Rama duke artikuluar dhe me duar, ndërsa bie në sy vëmendja maksimale me të cilën Brigitte e ndjek Ramën.