Rama në Samitin e Triestes, veshja e tij ra sërish në sy të të gjithëve, e komentojnë edhe mediat serbe (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:42 12-07-2017

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Trieste të Italisë, për Samitin e Ballkanit Perëndimor, mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit.  

Prezenca e tij ra në sy të të gjithëve për shkak të veshjes, pasi siç edhe duket nga kjo video, kryeministri ka preferuar të kombinojë kostumin zyrtar me një palë atlete të bardha.

Në fokus të mediave mesa duket kanë qenë këmbët e kryeministrit, një veshje që u ka bërë përshtypje të gjithëve.

Kjo nuk është hera e parë që Rama bie në sy për arsye të ngjashme.

Edhe një muaj më parë, Rama u vesh me një T-shirt dhe një xhaketë sipër gjatë një takimi të organizuar nga BE në Bruksel.

Nga ana tjetër, veshja e Ramës është komentuar edhe nga mediat serbe.

B92 shkruan një artikull lidhur me këtë fakt dhe e titullon: “Rama me një stil casual, edhe në Trieste me atlete”.

 

rrrrrr.jpg

 

Samiti i Triestes ka bërë bashkë kryeministrat e rajonit dhe ministrat e punëve të jashtme, ekonomisë dhe transportit, si dhe përfaqësuesit më të lartë të vendeve anëtare të procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Franca, Italia, Britania e Madhe, Kroacia dhe Sllovenia, e zyrtarë të lartë të BE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018645048141479
array(1) { ["section"]=> string(113) "rama-ne-samitin-e-triestes-veshja-e-tij-ra-serish-ne-sy-te-te-gjitheve-e-komentojne-edhe-mediat-serbe-video-85904" }