Rama në Shkodër për “Loro Boriçin”, por nuk shoqërohet nga Armando Duka

Publikuar tek: politike, më 11:45 01-04-2015 Rama në Shkodër për “Loro Boriçin”, por nuk shoqërohet nga Armando Duka Rama ne Shkoder duke hyre ne mbledhjen e KKT ku diskutohet per Stadiumin

Kryeministri Rama pranoi se sot do të jetë në Shkodër, për të parë se si po ecën puna me stadiumin “Loro Boriçi” dhe premtimin e dhënë se këtë stadium do ta bëjë gati për ndeshjen me Serbinë që do të luhet në fundvit. 

Rama e thotë në një postim në rrjetet sociale këtë gjë, nisur edhe nga kërkesa e shumë shkodranëve që ai të mbajë premtimin për stadiumin. Por edhe një mënyrë tjetër e mirë, për të pasur në krah Keti Bazhdarin, të cilën pritet ta propozojë si kandidate për kryetare bashkie, në qytetin që do të ketë probleme për shkak të debateve më të fundit dhe përjashtimit të Tom Doshit nga grupi parlamentar. Ky i fundit, si rrallë herë nuk do të jetë në krah të Edi Ramës.

Por, në vizitën e tij, edhe pse flitet për një stadium, kryeministri Edi Rama nuk është i shoqëruar nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka. Ky i fundit gjendet në Tiranë, në zyrën e tij dhe jo në Shkodër për të folur për projektin, edhe pse, paratë për ndërtimin e stadiumit dhe për projektin i jep FSHF. Çfarë ka ndodhur? Mos vallë Armando Duka nuk i mbështet më nismat e qeverisë? Apo Edi Rama preferon të mos e ketë në krah kreun e FSHF? Një gjë është e qartë, që kryeministri nuk ishte present as në Elbasan Arena kur kombëtarja shqiptare luajti kundër Armenisë. Me shpirt, ishte me kombëtaren dhe e verifikoi me statuset në facebook. Por justifikimi është: Rama atë ditë ishte për vizitë në Itali. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Në Byronë Kombëtare të Hetimit do përfshijmë dhe FBI-në
Basha: Të dorëhiqet Tahiri, është një mallkim. Rama me Ndokën kë po sfidon? »
Article Logic
Execution time: 0.018251180648804
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-ne-shkoder-per-loro-boricin-por-nuk-shoqerohet-nga-armando-duka-7534" }