Rama në takimin me diplomatët: Qytetarët ankohen, por i mbështesin reformat

Publikuar tek: politike, më 19:14 19-12-2015 Rama në takimin me diplomatët: Qytetarët ankohen, por i mbështesin reformat

Kryeministri Edi Rama ka organizuar një pritje për diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë. Të pranishëm ishin të gjithë ambasadorët e huaj, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati si dhe deputetë të Kuvendit.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama është shprehur se qytetarët ankohen shpesh, por i mbështesin reformat dhe deyrimet e të drejtat që kanë në raport me ligjin.

“Ndonëse shpesh ankohen, qytetarët e këtij vendi aderojnë në dinamikën e reformave si dhe mbështesin të drejtat e detyrimet në raport me ligjin dhe pronën. Mbështesin gjithashtu edhe aksesin në shërbime publike të dëenja dhe të pakorruptuara si dhe luftën kundër informalitetit”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se reforma në drejtësi është kusht për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, e nevojshme për të ndërtuar themelet e një shteti demokratik.

“90% e shqiptarëve besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi, mbi 80% janë ata që pohojnë se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, ndërsa këtu në sallë jemi 100% të bindur për këtë. Prandaj jemi të vetëdijshëm se pa i çuar rrathët e tërmetit të reformave në këmbët e drejtësisë nuk do të mund të ndërtojmë themelet e shtetit demokratik, të cilat pa këtë reformë do të ishin kështjella rëre”, tha ai.

Sipas Ramës, viti 2016 do të jetë një vit kthese mes ekonomisë dhe ligjit.

Lidhur me pozicion e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, Rama ka theksuar se nënshkrimi i dokumentit politik me SHBA-në është një pikë referii për të gjithë ata që duan të dinë qasjen e vendit tonë.

“Viti që po lëmë pas përkoi me 70 vjetorin e fundit të Luftës Botërore por nuk shënjoi për botën tonë një kohë entuziaste. Vendi ynë nuk tundet nga referencat dhe përkatësitë qartësisht Europiane. Kjo përkatësi përjashton çdo qëndrim të dyzuar. Shqipëria numërohet si anëtaret më të vjetra të OKB-së në Ballkan, që punon pa rreshtuar për paqen kolektive. 60 vjetori tregoi qëndrueshmërinë e Shqipërisë si faktor stabiliteti. Për herë të parë në 25 vite ne kemi nënshkruar një dokument politik që përbën gurin e themelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së duke u fokusuar në partneritetin global, rajonal si dhe agjendën dypalëshe. Besoj se ky gur themeli në marrëdhënien tonë të nivelit strategjik me SHBA, përbën një pikë referimi për të gjithë ne dhe për cilindo që kërkon të kuptoj pozicionin dhe qasjen tonë. Përtej aspektit dypalësh, është njëkohësisht edhe fryt e një kulture politikbërëse të cilën ne e dëshirojmë dhe me të gjithë vullnetin ta zhvillojmë dhe ta forcojmë vit pas viti”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë e ka konsideruar si një turp për Europën izolimin e qytetarëve të Kosovës nga lëvizja e lirë. Ai ka kërkuar që kësaj politike t’i jepet fund, pasi pasojat që Kosova po i përjeton sot, mund t’i ndjejë Ballkani nesër. Rama u ka bërë gjithashtu thirrje liderve kosovarë që të tregojnë maturi në procesin e shtetndërtimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreshnik Spahiu nis valën e protestave kundër qeverisë, destinacioni mbahet ‘sekret’
“Kuq e zi me plisa, t’i largojmë këta pisa”, tymosëse dhe revoltë nga AK »
Article Logic
Execution time: 0.01797890663147
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-ne-takimin-me-diplomatet-qytetaret-ankohen-por-i-mbeshtesin-reformat-28154" }