Rama në terren për përmbytjet, bën deklaratën që askush s’e priste: Falenderoj Lulzim Bashën

Publikuar tek: politike, më 15:53 01-12-2017 Rama në terren për përmbytjet, bën deklaratën që askush s’e priste: Falenderoj Lulzim Bashën

Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në terren dhe ka inspektuar situatën e krijuar nga përmbytjet.

Konkretisht, ndodhet pranë urës së Mifolit në Fier, bashkë me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në fillim të fjalës së mbajtur para gazetarëve, Rama bën deklaratën që askush nuk e priste. Ai ka falenderuar fillimisht kreun e opozitës, Lulzim Bashën, për mirëkuptimin e gjetur dje për ndërprerjen e seancës së djeshme në kuvend, për shkak të përmbytjeve.

“Dua të falenderoj Lulzim Bashën i cili dje në mbrëmje shprehu mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rendin e ditës lidhur me buxhetin dhe për të na dhënë mundësin që të mbyllim seancën në një kohë të arsyeshme që të ishim në krye të detyrës. Falenderoj shumë ministren e mbrojtjes e cila prej atij momenti ka qenë vazhdimisht në terren gjithë natës bashkë me forcat e armatosra grupet e organizuara të policisë së shtetit dhe emergjcave civile, kemi gadishmëri maksimale si asnjëherë tjetër, por edhe kalimi i emergjencave nën varësin e ministrisë së mbrojtejs ka përfitueshmërinë e vet.

Situata ishte e paralajëmruar, fuqitë njerëzore në këto raste janë të kufizuara, falë operacioneve të shpëtimit gjatë natës sidomos është siguruar të mos kemi humbje jetë njerzisht. Fatkeqësisht humbi jetën një punonjës i OSHEE, i shpreh ngushëllimet familjes, për njeriun që duke i shërbyer publikut u nda nga jeta. Dua të përsëris apelin që qytetarët të kenë kujdes nga një fryrje e mëtejshme masive e lumit Vjosës nga prurjet që vijnë nga matanë kufirit dhe që sjellin pastaj prekjen e shumë zonave në këtë pellg, që të jenë vazhdimisht të vëmendshëm dhe t’i përgjigjen kërkesës për tu evakuar. Apeloj të shpëtojmë jetët e njerëzve, sa të mundemi bagëtitë dhe pastaj kur del dielli pjesa tjetër e bilanceve”, tha Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet, ish-demokrati kritika Bashës: Ku është, po fle, apo është pjesë e marrëveshjes me Ramën
Deputeti i PD ironizon keq Veliajn: Tirana nën ujë, kryebashkiaku punon në televizion (DEKLARATA ZYRTARE) »
Article Logic
Execution time: 0.017844915390015
array(1) { ["section"]=> string(97) "rama-ne-terren-per-permbytjet-ben-deklaraten-qe-askush-s-e-priste-falenderoj-lulzim-bashen-101531" }