Rama në Top Show: Zaho t'i ngjajë Lindës, do ishte gjithnjë në drejtimin e duhur se unë edhe e kam humbur

Publikuar tek: politike, më 21:09 05-06-2015 Rama në Top Show: Zaho t'i ngjajë Lindës, do ishte gjithnjë në drejtimin e duhur se unë edhe e kam humbur

Kryeministri Rama, i ftuari i gazetarit Alban Dudushi në Top Show ka folur rreth djalit të tij Zahos, duke shprehur se do kishte dëshirë që ai t'i ngjantë bashkëshortes Lindës, pasi sipas tij, kështu ai do ishte gjithnjë në drejtimin e duhur.

Rama ka rrëfyer për dhuratën që i bëri fëmijëve të Shqipërisë dhe djalit të tij më 1 qershor si dhe kohën që shpenzon me të.

Rama: Më 1 qershor filluam realizimin e projektit Olimpik të Tiranës që është një hapësirë që i mungon shumë qytetit , sa i përket djalit veshi për herë te parë sandale.

Dudushi: Koha me djalin...

Rama: Në fillim shkoja pyesja Lindën. Ku është çuni? Çuni po fle. Se unë nuk e dija që s'duhej zgjuar.

Dudushi: Po pastaj e zgjoje?

Rama: Jo.

Dudushi: Më ka thënë Linda që e zgjoje

Rama: Të ka thënë Linda?

Dudushi: Po, më ka thënë edhe si e zgjoje. Me gërhima. Bëje gjoja sikur gërhisje.

(Rama qesh)

Dudushi: Sa kohë rrini bashkë?

Rama: E shikoj gjithmonë në mëngjes se zgjohemi njësoj rreth 7 pa një çerek pastaj të dielave rri vetëm me Lindën e Zahon, të tre.

Dudushi: Kujt i ngjan Zaho?

Rama: Zaho është sintezë e të dyve, ne kontributin tonë e kemi dhënë, (qesh) se kujt i ngjan... Unë do isha i lumtur nëse do i ngjante Lindës se do ishte gjithmonë drejtimin e duhur.

Dudushi: Pse ju e keni humbur drejtimin e duhur?

Rama: Unë përderisa e them edhe e kam humbur drejtimin e duhur se u bënë 50 vjet, 50 vjet në drejtimin e duhur....

Rama: Zaho, me atë që prisja jam shumë i lumtur se prisja se do jetoja me ulërima, plus kisha frikë se do më ngjante mua që deri në moshën dy vjec flija shumë pak.

Dudushi: Si i keni marrëdhëniet me gjinekologët?

Rama: Duhet të pyesni gruan

Dudushi: Doktor Halimi ju ftoi për kafe, a do pini kafe me doktorin? ( fut kronikën ku Kosova e fton për kafe)

Rama: Në 22 qershor do i jap kafen Halimit dhe do ta inkurajoj për detyrën në maternitet. Nuk është e vërtetë që i kam dhënë dekoratë. Në një nga audicionet në bashki nga interneti zgjidhnim personazhe të propozuara nga vetë qytetarët, një nga ata ishte dhe ai. Erdhi në bashki e mirëprita...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presion mbështetësit të Albert Çaçit, i sharrojnë 40 rrënjë ullinj
Rama i përgjigjet Kosovës: “Kafen e humbjes do ta pijmë në 22 qershor”! »
Article Logic
Execution time: 0.012107133865356
array(1) { ["section"]=> string(109) "rama-ne-top-show-zaho-t-i-ngjaje-lindes-do-ishte-gjithnje-ne-drejtimin-e-duhur-se-une-edhe-e-kam-humbur-12794" }