Rama në Vaun e Dejës: Sikur Luli të hynte në zgjedhje i vetëm prapë s’do të fitonte  

Publikuar tek: aktualitet, më 19:09 20-06-2019 Rama në Vaun e Dejës: Sikur Luli të hynte në zgjedhje i vetëm prapë s’do të fitonte   Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në fushatën elektorale në Vaun e Dejës. Gjatë fjalimit të tij ai ka theksuar se opozita është larguar për të dalë rrugëve dhe për të penguar njerëzit.

Kryeministri i krahasoi opozitarët e Partisë Demokratike me talebanët në Afganistan.  

Sipas tij janë katër vetë që kanë marrë përsipër që të ringjallin Haxhi Qamilizmin e vitit të mbrapshtë 1997, në Shqipërinë e vitit 2019.

Pjesë nga fjalimi:

‘Do doja që të kishim kundërshtarët politik përballë. Opozita është larguar, jo për të sjellë kandidaturat, programet dhe idetë, por kanë dalë rrugëve dhe për të penguar njerëzit.

Ndodhen dy vende të globit ku pengohen njerëzit për votime, në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me talebanët.

Talebanët janëe angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve, mbjellin frikë dhe duan të imponojnë për një popull të tërë ligjin e xhunglës.

Shqiptarët janë të ndarë kur vjen puna te partitë poltike, por të bashkuar kur vjen puna te Europa.

Katër veta, janë katër veta Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe fallxhorja. Katër vetë që kanë marrë përsipër të ringjallin haxhi qamilizmin e vitit të mbrapshtë, në Shqipërinë  e vitit 2019.

Është si puna e atij që u nis për në emision edhe përfundoi në komisariat. Nuk kupton asgjë.

Këta të katërt nuk duan pikërisht atë drejtësi që do ta pastrojë Shqipërinë nga krimi, nga korrupsioni.

Nano ik, Meta ik, Majko ik, Rama ik, heqin vetëm emrin dhe parullën nuk e ndërrojnë, aq dembel janë.

Këta kur kishin fushata i nxirrshin kriminelët me leje lindjeje.

Kryetari i KQZ që është aty akoma, është monument mbrohet nga Fatmir Mediu.

Tani situata është më keq se sa dy vite më përpara.

Kur vjen puna për politikë populli shqiptar është populli më politik në botë.

Gjëja e parë që BE bën në tavonlinë, është që hap dy kapitujt e drejtësisë.

Të jeni të sigurt që sikur neve të dilnim nga zgjedhjet dhe ai të hynte në zgjedhje vetëm nuk i fiton dot, të jeni të sigurtë. Shikoni cfarë bëjnë, gjithcka.

Përgjimet që janë bërë në fushatën në Dibër për vitin 2016, i nxjerrin sot në Gjermani. U vu në përgjim gjithë shtabi i PS.

Dhe kur dalin dalin në Gjermani, thojnë europianët ca bëhet këtu dhe kjo shoqërohet me protesta, me autobuzë turistësh.

Shkurt muhabeti duan ta bëjnë Shqipërinë rrumpallë sic ka qenë në kohën e saliut të parë’, tha Rama në takimin në Vaun e Dejës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029335975646973
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-ne-vaun-e-dejes-sikur-luli-te-hynte-ne-zgjedhje-i-vetem-prape-s-do-te-fitonte-169043" }