Rama në ‘’Viva Voce’’ te dhoma e zhveshjes, u tregon ç'do t’u japë. Djemtë: Po makinën e Kaçes?! Gashi-Ramës: Ta hëngsha zemrën! (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 08:51 20-06-2016

Rama flet me djemtë e Kombëtares pas fitores me Rumaninë. Ata ndodhen te Dhoma e Zhveshjes, por presidenti i FSHF-së, Armando Duka e ka drejtpërdrejtë në telefon, duke e vendosur në ‘’Viva Voce’’. Paskëtaj Rama u tregon se me çfarë do i shpërblejë djemtë që na nderuan.

‘’Të gjithë pasaporta diplomatike’’, u premton kryeministri. Por kuqezinjtë nuk ngurrojnë ta pyesin për makinën e Ergys Kaçes, të cilën me sa duket Rama ia ka premtuar.

‘’Një veturë për Kaçen dhe traktor për Mavrajn’’, ua kthen Rama. Në fund biseda mbyllet me fjalët e Gashit, thënë Ramës: ‘’Ta hëngsha zemrën!’’

 

BISEDA TELEFONIKE

Rama-Dukës:Gati jemi?!

Djemtë: Je në Viva Voce, gati!

Rama: Atëherë e para e punës, që nga Duka te…të gjithë lojtarët dhe delegacioni pasaportë diplomatike.

Djemtë: Ooooo (Brohorasin fort)

Djemtë: Nji! (E nxisin kryeministrin të vazhdojë me premtimet)

Djemtë: Po makinën e Kaçes?! Hahhahaha

Rama: Një veturë për Kaçen dhe traktor për Mavrajn!

Djemtë: Hhahahhaha

Mavraj: Po nuk kam nevojë për traktor eee

Duka: (Qesh me të madhe)

Djemtë-Ramës: Bravo, Bravo!

Djemtë (Disa): Prit o prit se ka akoma…

(Duka-me shenjë djemve që të thërrasin ‘’Edi, Edi’’)

Djemtë: Edi, Edi!

Gashi-Ramës: Ta hëngsha zemrën!

Duka-Ramës: Hajde nesër, hajde!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Oh nana ime’’, përqafimi me të ëmën i Mavrajt dhe ngritja euforike e Sadikut nga Tramezzani (FOTOT)
Tifozi-shqiponjë, si u fut në stadiumin e Lyonit Borin Shehu (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.025904178619385
array(1) { ["section"]=> string(129) "rama-ne-viva-voce-te-dhoma-e-zhveshjes-u-tregon-c-do-t-u-jape-djemte-po-makinen-e-kaces-gashi-rames-ta-hengsha-zemren-video-44048" }