Rama në Vjenë: Nuk kam nevojë të takohem këtu me Shoqërinë Civile, e bëj shpesh në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 18:57 26-08-2015 Rama në Vjenë: Nuk kam nevojë të takohem këtu me Shoqërinë Civile, e bëj shpesh në Tiranë

Liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku me komisionerin Hahn janë duke zhvilluar një takim me Shoqërinë Civile në Vjenë në kuadër të Samitit që po organizohet në kryeqytetin austriak.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka deklaruar se takimet me shoqërinë civile në Shqipëri janë diçka e zakonshme dhe mendimi i tyre merret në konsideratë nga qeveria e drejtuar prej tij.

“Jemi të lumtur që takohemi në Vjenë me shoqërinë civile, por këtë e bëjmë shpesh në Shqipëri, e dëgjojmë mendimin e tyre. Unë nuk dua të them që Shqipëria është mirë në këtë pikë apo në një tjetër, pasi ne duhet të kuptojmë diçka, që jemi në një moment që ose duhet të bashkohemi të gjithë së bashku ose nuk do të mundemi të bëjmë asgjë”, është shprehur Rama.

I vendosur në panel përballë kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, Rama ka deklaruar se procesi i Berlinit ka vepruar në mënyrë fantastike në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas tij, tashmë unk është më historike nëse ai takohet me Vuçiç, por shikohet kryesisht se çfarë sjellin këto takime.

“Procesi i Berlinit ka qenë fantastik. Në një periudhë kaq të shkurtër kohore kemi ecur kaq shumë përpara. Tani nuk është historike që ne të jemi së bashku me Vuçiçin, kjo po kthehet në rutinë dhe nuk shihen detajet por çfarë po sjellin këto takime”, theksoi Rama.

Kryeministri shqiptar ka kërkuar një qasje strategjike të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit, pasi kjo është rëndësishme për paqen në këtë rajon.

Lexo edhe: Batutat Rama-Vuçiç në Vjenë: Aleksandri i ra shkurt, unë do jap përgjigje të “çmendura” 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha tregon “hallin” e Ramës: Kërkon të mbulojë turpet e aferave të drogës, doganave...
Batutat Rama-Vuçiç në Vjenë: Aleksandri i ra shkurt, unë do jap përgjigje të “çmendura” »
Article Logic
Execution time: 0.018470048904419
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-ne-vjene-nuk-kam-nevoje-te-takohem-ketu-me-shoqerine-civile-e-bej-shpesh-ne-tirane-19253" }