Rama në Vlorë: I vuaj të gjitha hallet tuaja, në 18 muaj dhamë provën se dimë dhe do të bëjmë shtet

Publikuar tek: politike, më 20:08 14-06-2015 Rama në Vlorë: I vuaj të gjitha hallet tuaja, në 18 muaj dhamë provën se dimë dhe do të bëjmë shtet

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga sheshi qëndror i qytetit të Vlorës ku ka prezantuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Dritan Leli. Rama ka bërë thirrje për të votuar Lelin si drejtimi i duhur për Vlorën.

“Edhe pak ditë kanë mbetur që këtu në Vlorë unë të kem në zyrën e kryetarit të Bashkisë një njeri që të punojë për Vlorën. Mos kujtoni se nuk e di, dhe nuk e ndjej se sa larg jemi akoma nga administrata që ju meritoni. Mos kujtoni se nuk e vuaj çdo vuajtje tuajën në dyert e administrtatës që nuk është në lartësinë e duhur për ti shërbyer çdo qytetari ashtu siç e meriton”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama tha se qeveria nuk ka bërë gjithçka pasi ka shumë probleme të pazgjidhura, por që sipas tij, qeveria e ka dhënë provën që mund dhe do të bëjë shtet.

“Unë jo vetëm i di por edhe i vuaj të gjitha këto, sa hap e mbyll sytë, çdo ditë e natë, mendoj si tja kthej vlonjatëve gjithë atë mbështetje të madhe që na kanë dhënë. 18 muaj që kemi punuar me zemër, nuk mundet të zgjidhnim gjithë ato halle dhe probleme, të çonim dritën e shpresës për ato familje që vuanin. Por nga ana tjetër jam i bindur se nuk ka vlonjat që arsyeton që të mos jetë dakort me mua në një pikë: Që në 18 muajt e parë ne ju kemi dhënë provën se ne jemi fuqia e duhur dhe kemi dhënë provën që mudn ta bëjmë dhe do ta bëjmë shtetin e duhur”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halim Kosova mbyll fushatën: Paratë e Bashkisë do jenë pasuria tuaj, mirupafshim në festën e madhe
Rama ironizon kandidatët e PD-së: Të gjithë pa shkollë, jurist “Kristali”, borizanë e saldatorë »
Article Logic
Execution time: 0.024365901947021
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-ne-vlore-i-vuaj-te-gjitha-hallet-tuaja-ne-18-muaj-dhame-proven-se-dime-dhe-do-te-bejme-shtet-13575" }