Rama negociata me PDIU-në, a do t'i lëshojë Shijakun, Peqinin, Konispolin, Patosin dhe Rrogozhinën?

Publikuar tek: politike, më 11:58 30-03-2015 Rama negociata me PDIU-në, a do t'i lëshojë Shijakun, Peqinin, Konispolin, Patosin dhe Rrogozhinën? Grupi i PS-së

Edi Rama do të zyrtarizojë sot koalicionin me PDIU-në për zgjedhjet bashkiake të 21 qershorit. Pas negociatave me LSI-në, PDIU do të jetë partia e dytë, kandidatët e të cilës do të mbështeten nga PS-ja si dhe gjithashtu votuesit e së cilës do mbështesin kandidatët e PS në bashki të tjera. Paraprakisht mendohet se PDIU-ja nuk do të heqë dorë nga ambicja e saj për të kandiduar në bashkitë e Shijakut dhe Peqinit, Konispolit, Patosit dhe Rrogozhinës. Nuk dihet ende nëse Rama ka rënë dakord me Shpëtim Idrizin për të ''lëshuar'' këto bashki por ajo që dihet deri më tani është konferenca e përbashkët në orën 14.00.


Të lëna pas dore, për shkak edhe të zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen ‘’Doshi’’, tashmë duket se ka ardhur koha që PS-ja të bëjë publike detaje nga negociatat me PDIU-në. Rama sapo mbaroi mbledhjen me grupin parlamentar, por deputetët nuk kanë dhënë asnjë informacion se çfarë është diskutuar si për emrat e kandidatëve për zgjedhje ashtu edhe për negociatat me PDIU-në

Rama ka planifikuar të mbledhë sot pasdite edhe deputetët e Qarkut të Tiranës, Vlorës e Beratit për të diskutuar mbi kandidatin për Tiranën dhe në përgjithësi edhe për situatën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. 

Deri më tani PS ka bërë negociata me LSI-në për bashkitë që do të kandidojnë emrat e të zgjedhurve të tyre, por ende nuk dihen konkretisht se cilët do të jenë ata.

Emrat e përfolur janë Vangjush Dako për Durrësin, Keti Bazhdari për Shkodrën, Etjona Hoxha për Vlorën, Armando Subashi ose Ervin Koçi për Fierin, Sotiraq Filo për Korçën, Viktor Tushe për Lezhën(LSI),  Zamira Rami (LSI), Gledion Rehovica ose  Petrit Sina për Beratin (LSI), Shukri Xhelili ose Muharrem Rama për Dibrën dhe Hasan Halili për Kukësin (LSI).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vokshi-Veliajt: S’ke qenë njëherë në Gjirokastër, Veliaj: Është shpat mali, nuk përmbytet
Duka s’kandidon në Durrës? Pse ktheu mendjen Lulzim Basha kur sondazhet e nxjerrin shumë mirë »
Article Logic
Execution time: 0.38196086883545
array(1) { ["section"]=> string(99) "rama-negociata-me-pdiu-ne-a-do-t-i-leshoje-shijakun-peqinin-konispolin-patosin-dhe-rrogozhinen-7338" }