Rama: Nesër i dërgoj Metës përsëri dekretin për Lleshin, shoqëruar me një letër që…

Publikuar tek: politike, më 21:33 08-11-2018 Rama: Nesër i dërgoj Metës përsëri dekretin për Lleshin, shoqëruar me një letër që…

Kryeministri Edi Rama do t’i dërgojë presidentit Ilir Meta ditën e nesërme dekretin për emërimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Rama ka thënë se dekreti do të shoqërohet me një “relacion shterrues” që do t’i japë mundësi Metës të krijojë bindjen e plotë për Lleshin.

“Nesër unë do t’i dërgoj përsëri dekretin, ku do ti propozoj dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, me një letër një relacion shterrues që të krijojë bindje, dhe në traditën e presidentit do t’i çoj një shkresë të detajuar për t’i dhënë mundësinë të rifutemi në binarët e Kushtetutës”, u shpreh kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marrëveshja me Greqinë, Rama i prerë: Nuk kemi asnjë centimetër det për të falur, po rregullojmë gabimin e Bashës
Rama tregon çfarë foli me Metën për 90 minuta: Unë nuk do të lejova që në takim të ... (I vendos kusht) »
Article Logic
Execution time: 0.020756006240845
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-neser-i-dergoj-metes-perseri-dekretin-per-lleshin-shoqeruar-me-nje-leter-qe-140806" }