Rama: Nesër vendosim për hapat e tjerë përbashkues Shqipëri-Kosovë

Publikuar tek: politike, më 20:07 22-03-2015 Rama: Nesër vendosim për hapat e tjerë përbashkues Shqipëri-Kosovë

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar mbledhjen e nesërme midis dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, si të rëndësishme për të vendosur hapat e tjerë përbashkues.

“Nesër ditë shumë e rëndësishme për të vendosur të hedhim hapa të tjerë përbashkues në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Rama.

Nesër në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të organizohet mbledhja e dytë e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, pas asaj të organizuar një vit më parë në Prizren.

Agjenda e mbledhjes së nesërme:

Ora 10:40-Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve; Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

Ora 11:00-Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

Ora 12:00-Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.

Ora 12:20- Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:

Mbledhja e 2 qeverive/ Mustafa: Kapitull i ri bashkëpunimi mes vendeve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Shumica të pranojë dekriminalizimin, në të kundërt përballet me protesta
Doda: Krimi hedh rrënjë aty ku nuk ka shtet »
Article Logic
Execution time: 0.019262075424194
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-neser-vendosim-per-hapat-e-tjere-perbashkues-shqiperi-kosove-6656" }