Rama nga Burreli: Më i miri që ka PD është ai në Tiranë, 4 vjet gjumë me gërhima

Publikuar tek: politike, më 15:56 18-05-2015 Rama nga Burreli: Më i miri që ka PD është ai në Tiranë, 4 vjet gjumë me gërhima Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka ironizuar dhe sulmuar kandidatët e djathtë gjatë prezantimit të kandidates së majtë në bashkinë e Burrelit. Pasi i ka quajtur “të lodhur” kandidatët e tjerë, Rama ka thënë ironikisht se më i miri që ka Partia Demokratike është Lulzim Basha (duke e nënkuptuar emrin e tij).

“Më i miri që kanë është ai që është edhe për ca ditë në Tiranë.  A ka bë ndonjë gjë për Tiranën, 4 vjet gjumë me gërhima, ishte ministër i transporteve, e mbani mend që 230 milionë euro ikën në drejtim të paditur, drejtim të paditur  fjala që bie se dihet ku shkuan, ishte ministër i Brendshëm mos e pyet, e mbylli me katër të vrarë në Bulevard, po si kryetar bashkie nuk mund t’i themi që është i keq se s’bëri gjë se ka edhe më keq”, tha Rama i cili akuzoi të djathtën se “nuk ia ka haberin” administrimit.

“Bëjnë premtime sikur më 21 qershor do ndryshojë qeveria. Kanë treguar kudo ku kanë qenë në krye të bashkive se nujk e kanë haberin se çfarë i duhet një qyteti, pa pyetur për komunat”, tha Rama nga Burreli duke vënë theksin se kandidatja e majtë Adelina Farrici është mjaft kërkuese dhe do "i hapë punë" Ramës me projektet e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj me të rinjtë: Nuk e duam modelin e Shkëlzenit që po bëhet film nga Hollywood-i
Gjinushi me Çaçin në Fier: Ua kërkojmë votën jashtë së majtës, Fieri bastion i PSD »
Article Logic
Execution time: 0.024780988693237
array(1) { ["section"]=> string(84) "rama-nga-burreli-me-i-miri-qe-ka-pd-eshte-ai-ne-tirane-4-vjet-gjume-me-gerhima-11418" }