Rama nga Italia: Nuk ishte imagjinuar paqja në Ballkan sikurse ndodh tani

Publikuar tek: politike, më 21:47 28-03-2015 Rama nga Italia: Nuk ishte imagjinuar paqja në Ballkan sikurse ndodh tani Edi Rama dhe delegacioni qe e shoqeron ne zbritjen nga avioni ne Abruzzo

“Jemi të lumtur dhe në një farë mënyre mirënjohës ndaj kancelares gjermane Merkel për fillimin e një procesi shumë të rëndësishëm dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe Gjermanisë, që më pas do të bëhet një proces zinxhir ndërmjetësimi mes vendeve të Evropës qendrore e Lindore dhe vendeve anëtare. Kjo është deklarata e dhënë nga Edi Rama me mbërritjen në Pescara për një vizitë dy ditore. 

“Kjo do të thotë – vazhdon Rama – se ka një sens qartësie mbi faktin që vendet ballkanike kanë nevojë të shihen jo vetëm si pjesë e BE në të ardhmen, por si një pjesë integrale e Evropës së sotme, dhe për këtë vendet ballkanike kanë nevojë për një mbështetje të fortë evropiane që duhet të shërbejë në ndihmën e vendeve tona për bashkëpunimin rajonal” tha Rama.

“Jemi në një situatë shumë të mirë dhe do të thosha të vecantë në sensin që historia e komplikuar e Ballkanit është lënë pas të paktën për momentin”, shtoi ai. “Them për momentin sepse ka një paqe që nuk pritej në sensin që gjatë viteve nuk ishte imagjinuar të arrihej në këtë pikë. Dhe tani është një paqe që duhet ushqyer dhe forcuar sepse ka edhe pika të dobëta që janë të lidhura me faktin se sot rajoni i Ballkanit ka nevojë të jetë pjesë e një strategjie të qartë te Evropës” tha Rama, i cituar nga agjencia e lajmeve Ansa.

Për të pritur Ramën në aeroportin e Abruzzos në Pescara ishte zv.presidenti i rajonit Giovani Lolli, president ii Këshillit Rajonal Giuseppe di Pangrazio, kryebashkiaku i Peskarës Marco Alessandrini dhe presidenti i provincës Antonio di Marco.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërkesa e Prokurorisë/ Frroku: Nuk kam kryer asnjë krim në Belgjikë
Luan Rama: Basha e braktisi Tiranën nga frika. Bashkia: LSI do mbahet mend për kryetarin që u akuzua për vrasje »
Article Logic
Execution time: 0.3505220413208
array(1) { ["section"]=> string(77) "rama-nga-italia-nuk-ishte-imagjinuar-paqja-ne-ballkan-sikurse-ndodh-tani-7229" }