Rama nga Shkodra: Doshin e kisha mik, por nuk prish punën për miqësinë

Publikuar tek: politike, më 16:35 01-04-2015 Rama nga Shkodra: Doshin e kisha mik, por nuk prish punën për miqësinë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë publikisht për çështjen e Tom Doshit dhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste. Rama ka zgjedhur Shkodrën, ku është zgjedhur si deputet Doshi, për të komentuar vendimin e marr nga grupi parlamentari i partisë që ai drejton.

Kryeministri e ka konsideruar si të pashmangshëm përjashtimin e Doshit, pasi ai u tregua i papëprgjegjshëm dhe konfliktohej me ministrat e kabinetit qeveritar. “Për fat të keq përjashtimi i Tomës u bë i pashmangshëm, për shkak të papërgjegjshmërisë së tij, konfliktit me ministrant e deri  te deklaratat për tundje të themeleve të qeverisë”, ka deklaruar Rama gjatë takimit me strukturat e PS në Shkodër.

Rama ka pranuar se Doshin e kishte mik, por parimi që e udhëheq atë, e detyroi të merrte vendimin për përjashtimin e deputetit. “Unë e kisha mik, por kam një parim,  prish miqësinë para punës”, ka theksuar ai.

Duke komentuar akuzat e Tom Doshit ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta, Rama pranon se ka kërkuar nga miku i tij që ta lërë këtë çështje, të cilën ai e ka konsideruar si çmenduri. “Unë i thashë Tomës për çështjen e vrasjes, lëre këtë çmenduri”, ka thënë përpara anëtarëve të partisë kreu i socialistëve.

Rama gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Shkodër, Rama ka prezantuar Keti Bazhdarin si kandidaturën e PS-së për Bashkinë e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Lexo edhe:

Rama prezanton Keti Bazhdarin për Bashkinë e Shkodrës

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi/ Frroku-deputetëve: S'kam qenë skllav i Ramës dhe Metës, por vetëm i Zotit
Te zyrat e Gjergj Bojaxhiut punohet…madje në mënyrë vullnetare »
Article Logic
Execution time: 0.019864797592163
array(1) { ["section"]=> string(73) "rama-nga-shkodra-doshin-e-kisha-mik-por-nuk-prish-punen-per-miqesine-7568" }