Rama nga Vlora prezanton nesër kandidatët për zgjedhjet lokale

Publikuar tek: politike, më 13:54 16-04-2015 Rama nga Vlora prezanton nesër kandidatët për zgjedhjet lokale

Deputeti i parë i Vlorës, Edi Rama ka vendosur që të prezantoj nga ky qytet kandidatët zyrtarë të përzgedhur nga PS, LSI dhe PDIU për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Sipas burimeve të Neësbomb.al PS-ja dhe LSI-ja ka përcaktuar një grup pune për të organizuar prezantimin e nesërm. Mes këtyre emrave janë Niko Peleshi, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Sajmir Tahiri, Endri Fuga, Lindita Nikolla, Erion Veliaj, Eduart Shalsi dhe Gramoz Ruçi.

Në koalicionin e majtë Partia Socialiste do kandidojë  për 42 bashki, LSI-ja për 15 dhe PDIU-ja për 3 bashki. PS-ja nuk ka përfunduar ende punë me vendosjen e kandidatëve në Tiranë, Gramsh, Bilisht, Urë Vajgurore, Poliçan, Mirditë, Kurbin, Dropull dhe Finiq, ndërsa LSI ka zyrtarizuar dje 15 kandidatët e saj për Bashkitë e vendit.

Deri më tani koalicionit të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste të Shqipërisë, i është bashkuar edhe PDIU-ja, e cila ka propozuar tre kandidatët e saj që do të marrin edhe mbështetjen e PS-së e LSI-së. Komunikime politike ka patur edhe mes PS-së e PBDNJ-së, që me sa duket nuk u finalizua në ndonjë marrëveshje konkrete.

Pritet që sot PS-ja të ketë zyrtarizimin final të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, ose ky kandidat mund të jetë ‘’qershia mbi tortë’’ në festën e nesërme që me shumë mundësi do të organizohet në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

Lexo edhe:

Ja përballjet e deritanishme të kandidatëve për bashki nga të dyja koalicionet

LSI zyrtarizon listën për zgjedhjet lokale. Ja 15 kandidatët përfundimtarë për bashkitë e vendit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas mbështetjes për Bojaxhiun, Aliaj: Pushteti s’më ka thyer dot, s’kam marrë leje ndërtimi as nga Rama e as nga Basha
Kush janë kandidatët që do të garojnë për Tiranën: Karriera e tyre politike dhe administrative »
Article Logic
Execution time: 0.015590906143188
array(1) { ["section"]=> string(67) "rama-nga-vlora-prezanton-neser-kandidatet-per-zgjedhjet-lokale-8893" }