Rama nis betejën me Vokshin, e kallëzon për shpifje: I gatshëm të jap dorëheqjen. Deputetja: Rama po më çon aty ku nuk beson

Publikuar tek: politike, më 18:48 23-01-2016 Rama nis betejën me Vokshin, e kallëzon për shpifje: I gatshëm të jap dorëheqjen. Deputetja: Rama po më çon aty ku nuk beson

Kryeministri Edi Rama ka kallëzuar deputeten e PD Albana Vokshi për “shpifje”. Nga zyra e kryeministrisë, përmes një njoftimi për media, bëjnë me dije se në rast se Gjykata e Lartë provon shpifjen e deputetes, Rama është i gatshëm të dorëhiqet.

“Zyra e kryeministrit informon publikun se ka ndërmarre hartimin e kallzimit të deputetes Albana Vokshi për veprën e shpifjes. Deputetja e Partisë Demokratike ka marrë përsipër sektorin e prodhimit të baltës së shpifjeve për cdo nisëm të qeverisë në fushën e shëndetësisë. Në aktivitetin e saj të vazhdueshëm prodhues ajo në mënyrë të përseritur përfshin emrin e kryeministrit. Zyra e kryeministrit ka të gjitha arsyet e bazuara ne prova e fakte, për të besuar se fatkeqësisht deputetja Albana Vokshi i përket kategorisë së shpifesve profesionistë të nivelit të lartë politik në PD, si famëkëqinjte Paloka dhe Ristani. Këta te fundit u provuan si shpifës per perdorim partiak nga Gjykata e Lartë e Shqipërise, pasi nuk arritën të provojnë përpara trupit gjykues asgjë tjetër përvec faktit se shpifin për llogari të partisë së tyre”.

Sipas kryeministrisë, ka ardhur koha që Gjykata e Lartë të provojë shpifjen e Albana Vokshit si në rastin e Palokës dhe Ristani.
“Ka ardhur koha që Gjykata e Lartë të kalojë në sitën e gjykimit të saj të pavarur e të paanshëm edhe akuzat e deputetes në fjalë. Njësoj si në rastet e shpifesve Paloka dhe Ristani, kryeministri Rama shpreh publikisht gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen, jo vetëm nga detyra po edhe nga aktiviteti i tij politik, nëse deputetja Vokshi do të provojë në gjykatë se shpifjet e saj ndaj kryeministrit nuk janë të tilla”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë.

Pas kësaj, ka reaguar vetë deputetja Vokshi e cila thotë se Rama po e çon përpara drejtësisë së cilës vetë ai nuk i beson.

"Rama po me con atje ku ai vete ka deklaruar qe nuk beson. Rama po me con ne Gjykaten qe para dy ditesh e akuzoi se nuk ben drejtesi.

Kryeministri me kallezoi se ka ne dore mbylljen e dosjeve te korrupsionit ne Shendetesi. Me padine e tij, vetefaktoi se ai eshte pale. Togat e zeza, bluzat e bardha, njerezit ne nevoje, cdo qytetar shqiptar po e vuajne cdo dite korrupsionin Rama-Beqaj ne shendetesi.

Rama padit ne Gjykate Kryetaren e Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise. Por kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te verteten. Kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te bere transparence. Nje mundesi per me shume debat per shendetesine. Te kuptohet me fakte e dokumenta cfare eshte bere mire e cfare keq. Cfare eshte vjedhur e abuzuar, e cfare jo.

Meqenese Rama, ne deklaraten e tij deshmon gadishmeri, e ftoj ate te marre pjese ne gjykim si pale per te vertetuar akuzen e "shpifjes" e në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët ai bazon pretendimin", thotë Vokshi nga FB.

Sakaq, ka reaguar kreu i demokratëve Lulzim Basha  përmes një deklarate

“Kërcënimi i kokoshit 200 milionësh sot ndaj Albana Vokshit, pas një serie denoncimesh kurajoze, me fakte e me prova për korrupsionin në shëndetësi, për zhvatjen që ai po i bën parave të shqiptarëve me miliarda çdo muaj, tregon dy gjera. Se kryehajduti Edi Rama përmes mashës së tij, Ilir Beqja i kanë vjedhur ato miliona euro dhe po vjedhin dhe sot të tjera. Dhe se ai ka në shërbim të tij drejtësinë e gjyqtarët e tij mercenarë në Gjykatën e Lartë, me të cilën kërcënon opozitën dhe fjalën e lirë. Ky shef i hajdutëve të qeverisë që ka dorë në çdo tender e konçesion, ka konsoliduar ortakërinë me hajdutët e gjyqësorit, ku kërkon të mbyllë gojën e opozitës e të marrë certifikata integriteti”

Basha thotë se Rama “kërcënon me ata gjyqtarë të korruptuar e të kapur që dënuan Ristanin e Palokën sepse denoncuan lidhjet e tij me krimin, dhe nxorën pa njollë e pa cene përfaqësuesit e krimit, Arben Ndokën e Pjerin Ndreun që bota mbarë i pa të godisnin opozitën brenda në Kuvend. Ja kjo është drejtësia që do kokoshi. Të ruaje mercenarët që i ka, e të nënshtrojë çdokënd tjetër që ende zbaton ligjin e jo urdhrat e tij. Sepse do të vjedhë i qetë çdo pasuri që ka mbetur ende pa e plaçkitur e shitur, dhe nuk do as zhurmë. Do qetësinë përmes kërcënimit me gjykatë të opozitës. E siguroj atë dhe skotën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar që i bëjnë temenara dhe qoka duke shkelur ligjin se jo vetëm opozita, PD dhe cdo përfaqësues i saj do të denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, por se ai dhe banda që e rrethon në qeveri e gjyqësor, do të kenë fundin e hidhur që u rezervon populli hajdutëve të babëzitur si këta. Ky regjim mafioz duhet shkallmuar nga themelet”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri italian Renzi: Shqipëria duhet të antarësohet në BE, miku im Rama na e thotë gjithnjë
Rrahja barbare e Edi Ramës, reagon Berisha: Çfarë bëra unë si President dhe si qëndron e vërteta »
Article Logic
Execution time: 0.0044949054718018
array(1) { ["section"]=> string(126) "rama-nis-betejen-me-vokshin-e-kallezon-per-shpifje-i-gatshem-te-jap-doreheqjen-deputetja-rama-po-me-con-aty-ku-nuk-beson-30774" }