Rama nis organizimet për Kongresin e PS, do bëhet në janar

Publikuar tek: politike, më 10:29 01-12-2015 Rama nis organizimet për Kongresin e PS, do bëhet në janar

Kongresi i Partisë Socialiste do të zhvillohet pas një muaji. Kryetari i PS-së Edi Rama dhe 6 koordinatorët kanë vendosur që kongresi i partisë më të madhe qeverisëse të zhvillohet në muajin janar të vitit që do të vijë.

Rama ka qenë në një bisedë sot së bashku me 6 koordinatorët për të përgatitur gjithçka duhet për kongresin.

Takimi i Ramës me koordinatorët ka zgjatur rreth 60 minuta ku janë diskutuar detaje teknike rreth formës së organizimit, vendit, ditës etj.

Gjatë këtyre ditëve Rama me bashkëpunëtorët e tij në PS ka dalë në bazë, ku ka zhvilluar disa takime në Durrës, Berat etj, për të rritur bazën e antarësimeve në PS. Objektivi i Ramës është rreth 150 mijë anëtarë, po nuk dihet a do t’i bëjë deri në janar.

Dje në Berat Rama tha se i duhet lënë një rol i madh grave dhe vajzave në këtë proces, deri në fshatin më të largët, një tezë e ngjashme si ajo e zgjedhjeve lokale, ku fokusi u vu te gratë, së paku në çdo fjalim të vetë kryeministrit.

Javë më parë kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste Olta Xhaçka u ka bërë thirrje të gjitha grave shqiptare të të antarësohen në PS.

 “Në emër të forumit të gruas i bëj thirrje të gjitha grave dhe vajzave që dëshirojnë të kenë një zë në vendimmarrje të bëhen pjesë, të anëtarësohen apo të angazhohen në Forumin e Gruas Socialiste”, tha Xhaçka, duke dhënë edhe detaje për Kongresin e PS-së.

“Për herë të parë 50% e kandidaturave për delegatë të Kongresit të partisë do të jenë gra dhe vajza. Kongresi është një nga momentet më të rëndësishme në jetën partiake pasi atje merren vendimet mbi veprimtarinë dhe drejtimin e aktivitetit të Partisë Socialiste. Ndaj unë u bëj thirrje që forumet e grave në çdo njësi vendore të angazhohen për të propozuar emrat më përfaqësues për delegate kongresi.

Ne i bëjmë thirrje cilësdo që ka ambicien të bëhet pjesë e ndryshimeve të rëndësishme në këtë vend, që dëshiron të ketë zë, të kontribuojë, të jetë pjesë e vendimmarrjes së Partisë Socialiste, që të angazhohet, të bëhet pjesë e një organizmi jetësor siç është Partia Socialiste, që gjeneron ide, program, veprim e zhvillim”, theksoi deputetja socialiste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lista me 1.000 emra/ Dekoratat për “29 Nëntorin”, nga Moisiu e Puto, te nëna e Gjinushit dhe mjeku i Enverit
Presidenti Nishani dhe zonja e parë në Paris: Homazhe për viktimat e sulmeve terroriste »
Article Logic
Execution time: 0.030666828155518
array(1) { ["section"]=> string(63) "rama-nis-organizimet-per-kongresin-e-ps-do-behet-ne-janar-26672" }