Rama: Nis projekti për Autostradën e Kaltër, lidh Shqipërinë me Kroacinë

Publikuar tek: politike, më 08:52 25-03-2015 Rama: Nis projekti për Autostradën e Kaltër, lidh Shqipërinë me Kroacinë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se do të nisë së shpejti projektimi për Autostradën e Kaltër, e cila do të shtrihet përgjatë bregut kroat, malazez dhe Shqipërisë.

“Fruti i parë i Konferencës së Berlinit fillojmë projektimin e autostradës së kaltër që do lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë.’’, shprehet Rama në profilin e tij në ‘’Facebook’’.

Një lidhje me një autostradë të standardeve bashkëkohorë në rivierën e tre shteteve i ka munguar Ballkanit. Shqipëria do të jetë një nga përfitueset kryesore, për shkak të lehtësimit infrastrukturor për turistët e huaj, shkëmbimet tregtare si dhe do të ndikojë në lidhjen më të fortë të shqiptarëve që ndodhen në Mal të Zi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Integrimin nuk e pengon BE-ja, por muri i krimit Rama-Meta
Balla: Të mos bëhet show mediatik me dekriminalizimin »
Article Logic
Execution time: 0.016865968704224
array(1) { ["section"]=> string(75) "rama-nis-projekti-per-autostraden-e-kalter-lidh-shqiperine-me-kroacine-6857" }