“Rama nis zhvendosjen e sendeve personale nga zyra Kryeministrore"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:07 27-03-2017 “Rama nis zhvendosjen e sendeve personale nga zyra Kryeministrore

Kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve te tij personale nga zyra Kryeministore në zyrat e tij në PS dhe në ambjente private pranë Kryeministrisë ku do të vendosen stafet që do të angazhohen në fushatë. Kështu shkruan gazetari Bledian Koka ndërsa shton se “presioni i opozitës i dha frutet e veta”.

KOMENTI I PLOTË I BLEDIAN KOKËS:

Bishti diku ndër shalë…
Raportohet se Kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve te tij personale nga zyra Kryeministore në zyrat e tij në PS dhe në ambjente private pranë Kryeministrisë ku do të vendosen stafet që do të angazhohen në fushatë. Rama i ka shpejguar asistentëve të tij se kjo është një zhvendosje e përkohëshme dhe se sërish ai do të rikthehet aty. Burimet bëjnë me dije se këto janë hapat e para për hapjen e rrugës së qeverisë teknike që pritet të materializohet shumë shpejt. Kjo është arritja konkrete e Çadrës së Lirisë dhe presionit ndërkombëtar (sidomos nga SHBA) për qetësimin e situatës në Shqipëri dhe krijimin e mundësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për momentin arsyeja triumfoi dhe paarsyeja dështoi. Presioni i opozitës i dha frutet e veta, dhe bishti për momentin ndodhet diku ndër shalë…
p.s…poooor, lajmi i keq është se Rama u bind për të ndërmarrë këtë hap, sidomos pas arritjes së marrëveshjes me Ilir Metën…, hë për hë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03722095489502
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-nis-zhvendosjen-e-sendeve-personale-nga-zyra-kryeministrore-73294" }