Rama nuk lëshoi Xhafajn, tensionohet protesta e opozitës te Ministria e Brendshme

Publikuar tek: aktualitet, më 12:24 16-05-2018 Rama nuk lëshoi Xhafajn, tensionohet protesta e opozitës te Ministria e Brendshme

Vijon protesta te Ministria e Brendshme për largimin e Fatmir Xhafajt. Situata është tensionuar më shumë pas deklaratës së kryeministrit Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, kur ky i fundit nuk kërkoi largimin nga detyra të ministrit Xhafaj ndërsa akuzoi opozitën se po përbaltin procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Protesta po zhvillohet përpara ambjenteve të Ministrisë së Brendshme. Në tubim nuk ka marrë pjesë kryedemokrati Basha, ndërsa janë të pranishëm Edi Paloka, Eno Bozdo, Belind Këllici.

Me pankarata në duar protestuesit kërkojnë largimin e ministrit Xhafaj. Ndërsa është paralajmëruar se protesta do të zgjasë rreth 2 orë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019819974899292
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-nuk-leshoi-xhafajn-tensionohet-protesta-e-opozites-te-ministria-e-brendshme-120953" }