Rama nuk ndalet me vendet e punës, hap 120 pozicione të reja me pagë 650 dollarë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:33 15-12-2017 Rama nuk ndalet me vendet e punës, hap 120 pozicione të reja me pagë 650 dollarë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish të flasë për vende të reja pune këtë mëngjes, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Shefi i qeverisë poston imazhe të furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel që sipas tij do të rrisë kapacitetet e përpunimit të kromit në vend, e si rrjedhojë ofrohen 120 vende të lira pune me pagë mujore që kap shifrën e 650 dollarëve.

“MIRËMËNGJES dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë Euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02029013633728
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-nuk-ndalet-me-vendet-e-punes-hap-120-pozicione-te-reja-me-page-650-dollare-103153" }