Rama: Operacion kontrolli për cilësinë e naftës, tolerancë zero për mashtruesit

Publikuar tek: politike, më 10:00 30-04-2015 Rama: Operacion kontrolli për cilësinë e naftës, tolerancë zero për mashtruesit Edi Rama

Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria do të ndërmarrë një kontroll te të gjitha rafineritë e naftës, pikat doganore dhe tregtarët me shumicë dhe pakicë në të gjithë vendin, për të ndaluar të gjitha grabitjet e pasurive kombëtare në hidrokarbure. Kryeministri ka thënë se do të ketë tolerancë zero në këtë aksion, që e cilësoi të njëjtë me atë të ndalimit të uzurpimit të territorit dhe ndërtimit të paligjshëm.

“Dola sot këtu se siç kam bërë edhe në të shkuarën, e shoh shumë të rëndësishme që gjithë industria ta marrë këtë mesazh prerë, qartë dhe pa ekuivok. Ne do të mbështesin sipërmarrjen e drejtë dhe të bazuar mbi ligj por nuk do pajtohemi me asnjë sipërmarrje që shkel ligjin. Historitë që u kanë ndodhur deri më sot qoftë qytetarëve me shkatërrimin e automjeteve, qoftë në zona ku kjo industri ka bërë dëme, do marrë fund. T’u japim qytetarëve dhe konsumatorëve hakun e tyre si qytetarë të këtij vendi që ne kemi detyrimin ta bëjmë çdo ditë më të jetueshëm, të pastër në mjedis por edhe për sipërmarrësve në sektor u urojmë sukses, punë të mbarë sa më shumë fitime nga puna e tyre por urojmë që mos ta marrin lehtë këtë operacion se siç thashë toleranca do jetë zero dhe përballja me ligjin do jetë më e ashpër se asnjëherë tjetër”, deklaroi kryeministri Rama.

Fillimisht Rama bëri me dije se operacioni do të kryehet te rafineritë e naftës dhe më pas te tregtarët me shumicë.

“Në rastin e importit të naftës dhe nënprodukteve të saj, më tej te tregëtia me shumicë ku ka një sërë orientimesh për një sërë institucione, te tregtia me pakicë ku kemi një aleancë të fortë me konsumatorin, në funksion të mosmashtrimit të atyre që konsumojnë naftë për nevoja vetjake. Shoqëritë e tregtimit të naftës bruto duhet ta marrin sot të qartë mesazhin se toleranca do të jetë zero.’’, deklaroi sot Rama.

Sipas tij ky është një operacion që vjen në një moment shumë të rëndësishëm për ekonominë. Sipas tij  kthesa që ka nisur duhet të vazhdojë me doemos dhe me shpejtësi.

“Bazohet në analizën e imët në këtë sektor ddhe në një projekt shumë të qartë që nuk do të ndalet sepse beteja me grabitësit e pasurisë tonë kombëtare dhe me mashtruesit që u shesin qytetarëve naftë të një cilësie të paparanueshme duke ua dëmtuar investimin e tyre në automjete është një betejë jetike për ekonominë kombëtare, familjet dhe cilësinë e mjedisit ku jetojmë.”, u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për Tom Doshin s'ka akuzë për kanosje, qëndron akuza e kallëzimit të rremë
Pollo: Ligji i denoncimeve nuk zbatohet, shembulli është nënpunësja e Veliajt, ju e shkarkuat »
Article Logic
Execution time: 0.027002096176147
array(1) { ["section"]=> string(83) "rama-operacion-kontrolli-per-cilesine-e-naftes-tolerance-zero-per-mashtruesit-10037" }